Për dallim nga fundjava paraprake, qytetarët këtë fundjavë do ta kalojnë me liri më të madhe të lëvizjes. Ora policore sot dhe nesër për të gjithë qytetarët fillon prej orës 19 në mbrëmje, ndërsa do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeçare sot dhe nesër do të mund të lëvizin prej orës 13 deri në orën 19.

Qytetarët e moshuar mbi 67 vjeç, do të mund të lëvizin prej orës 5 deri në orën 12.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se prej të hënës ka mundësi për lehtësimin e masave. Megjithatë, për këtë më konkretisht do të vendoset sot në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Shtabit Qendror të Qeverisë.

Pas mbledhjes konkretisht do të dimensionohen masat, dhe do të dihet se cilat subjekte do të mund të hapen të parat.

Autoshkollat dhe të gjithë ata të cilët organizojnë edukime ose kurse do të ishin të parët të cilët do të fillojnë me punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rreth 40 marinarë të vrarë pas fundosjes së anijes luftarake Moskva të Rusisë – një nënë sjell rrëfimin e djalit të saj që shërbente aty

Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të…

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive…

Tërmeti 6.3 ballë ‘shkund’ SHBA-në

Një tërmet me magnitutë 6.3 ballë të shkallës rihter, u rregjistrua mëngjesin…

Nëna shqiptare nuk e rrezikon shtetin”, ASH reagon për mosrepektimin e Ligjit për Shtetësi (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes…

Çanak: Në shkurt të vitit 2008 kërkova që ushtria serbe të futej me tanke në Kosovë

Politikani opozitar serb, lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad…