Prokuroria Publike Shkup sot dorëzoi propozimin për lëshimin e urdhrit penal për kryerjen e veprës penale – Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Të gjithë të akuzuarit kanë shkelur vendim për orë policore, që ndalon lëvizjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Veriore nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Njëri person më 23 mars në orën 21:25 është kapur derisa po drejtonte makinën e tipit Volkswagen Passat në rrugën hyrëse për në fshatin Saraj të Shkupit. Katër të tjerët, më datë 24 mars në ora 01:30 pas mesnate janë kapur duke qarkulluar me makinë të tipit Cherokee Grand në fshatin Haraçin të Shkupit.

Prokuroria kërkon nga Gjykata të dënojë të akuzuarit me 100 gjoba ditore me nga 20 euro për secilën ditë./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti grek “kërcënon” Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë

Nga Mali i Zi, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka dërguar…

Që nga rihapja xhamia Ajasofja u vizitua nga mbi 3.5 milionë njerëz

Imami i Xhamisë së Madhe Ajasofja në Stamboll, Ferruh Mustuer, tha se…

Kovaçevski me 15 këshilltarë, vetëm 2 prej tyre shqiptarë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë drastike ka zvogëluar numrin e…

Kryetari i qytetit ukrainas pretendon se kanë gjetur mbetje të armëve bërthamore ku kishin qenë rusët

Javën e kaluar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë që…

Më 12 prill 2020 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit…