Në horizont po vërehet një zgjim i ndërgjegjes së teologëve! Asnjë teolog nuk e miraton veprimin prej bashibuzuku të Shaqir Fetait; asnjë teolog nuk e miraton “politikën” e huaj për BFI-në që imponon zhvillime shkatërrimtare, nënçmuese dhe tepër ofenduese, “politikë” kjo që aktualisht po përfaqësohet nga Shaqir Fetai dhe honxho bonxhot e tij

Shkruan Ilir R.Topi

Kontinuiteti i tradicionales ndërpritet vetëm kur ndodhë dukuria e prurjeve të reja, e risive, e modernitetit! Megjithatë, edhe kjo ndërprerje kur të ndodhë, është një kujdes nacional që, të ruhet tradicionalja, të ngritet në piedestal si vlerë e shtrenjtë kombëtare, të mos harrohet kurrë dhe, gjithnjë të përkujtohet si trashëgimi që të jep emër e nder!
Kontinuiteti tradicional i Bashkësisë Fetare Islame u ndërpre, u këput mu në kurriz dhe, vështirë se ndonjëherë mund të jetë vertikale, të ec e pavarur dhe pa “mjete ndihmëse”! Jo për shkak të nevojës, jo për shkak të nxjerrjes në pah të prurjeve të reja, jo për shkak të ndonjë “moderniteti” (sepse këto bien ndesh parimeve të mirëfillta islame), por, kjo “ndërhyrje kirurgjikale” spiuneske, ndodhi për shka të tradhëtisë, për shkak të komploteve, për shka të lakmisë së babzitur për ta marrrur dhe pushtuar atë që nuk të takon, erdhi deri te një mohim i tërësishëm i së kaluarës historike por edhe i së kaluarës jo të largët! Bashkësia Fetare Islame ngeli pa institucionin e “kulturës së respektit”, pa institucionin “muzeu i së shkuarës” përplot me eksponante si relikte të së kaluarës së lavdishme; Bashkësia Fetare Islame ngeli pa insistuticonin e besës që respekton ruajtjen me çdo kusht të betimit për veprimtari islame, kushtetuese dhe institucionale; ngeli pa veprimtari kushtetutare, sepse, fatkeqësisht, u uzurpua nga tradhëtarë, nga spiunë, nga të shitur, nga militantë të verbuar partiakë, jo sepse këtyre marionetave u ha bytha për çështje kombëtare që janë “target” i partive politike, por sepse, përmes këtyre strukturave mëtojnë jetësimin e ëndrallave të tyre të sëmura – të bëjnë karrierë të pamerituar dhe të padenjë, madje, të padenjë për ta ruajtur edhe epitetin “hoxhë”!
Natyrisht kjo ndërhyrje spiuneske as nuk do të shërbejë si urë lidhëse në mes të së kaluarës së lavdishme të BFI-së dhe të tashmes poshtëruese e fyese të saj, e as nuk do të shërbejë si urë lidhëse nga një vlerë në tjetrën, sepse “materiali” i kësaj ure është i gjithi spiunim, tradhëti e komplot!
Kjo “koh vdekatare” e Bashkësisë Fetare Islam do të kalojë, do të ngelin vetëm gjamat, trishtimi, dhimbjet, nënçmimi dhe lojërat e ulta për shkatërrim të vlerave islame; do të kalojë dhe sërish BFI-ja do të kthehet në atë pikë të sigurtë saldimi prej nga do të vazhdojë tradita e jetës institucionale.
Jetë nga pozita e “institucionit” bëjnë edhe lolot, honxho bonxhot dhe dallkaukët e BFI-së, porse, ata nuk bëjnë “jetë institucionale”, sepse aktiviteti i tyre bazohet nëpër kanalizimet septike prej nga nuk mund të dalin strategji përveçse të atyreve të shkatërrimit. Politikat nëntokësore kurrë nuk kanë qenë të hajrit e as të së mirës, sepse e ushqejnë izolimin, vetëmjaftimin, shmangien prej debateve si formë e avancimit të mendimit dhe të veprimit shkencor, e stimulojnë ndjenjën e triumfalistit, ndaj dhe trashet përgjegjshmëria, dëshira për vjedhje, për shkatërrim, për imoralitet dhe amoralitet.
Nocioni Bashkësi Fetare Islame përveçse nënkupton Institucionin, organet dhe entet e saj, nënkupton edhe gamën e gjërë të të punësuarve brenda Institucionit. Mbi nëntëdhjetë për qind e të punësuarve kurrë nuk janë pajtuar me këtë tradhëti e komplot që e luajtën disa marioneta që tërhiqen nga dyzginat partiake të pushtetit që asgjë nuk ka të bëjë me islam! Rrjedhimisht, as këta marioneta nuk përfaqësojnë asgjë nga islami, ndaj, kjo përqindje e të punësuarve, shumë shpejt do të reagojë dhe do të ngulmjë në rikthimin e jetës institucionale dhe në mallkimin e të gjithë atyreve që u bënë shkak i shkëputjes së kontinuitetit të tradicionales që është histori e paprekshme e Bashkësisë Fetare Islame. Nëse shtyerja në mosha është pengesë që t’i hyhet kundërshtimit të dukurive poshtëruese, nëse kapja peng e shumë hoxhallarëve të ndershëm, duke u kërkuar lojalitet në këmbim të punësimeve, mosdëbimeve nga puna (të fëmijëve nipërve, mbesave etj.), përfitimeve meskine, ky nënçmim nuk mund t’ju bëhet të rinjëve! Të rinjtë nuk do të pranojnë të llogariten, madje as si pasardhës të atyreve që pranojnë tradhëtinë, komplotin dhe nënçmimin! Ideali i të rinjëve është e mira! Ata nuk duan të jetojnë dhe të kalojnë keq si paraardhësit e tyre!
Si asnjëherë në historinë e Bashkësisë Fetare Islame kemi revoltë rinore, kemi protesta të medresantëve dhe solidarizim nga studentët e FSHI-së kundër kësaj strukture banditësh që i kanë ngulur thonjtë e pista mbi kurriz të BFI-së duke e drejtuar kah “gardhi kurth” që siguron vdekjen totale! Vdekja që vjen prej duarve të hoxhallarëve?!
Ora e ndërgjjegjes kolektive po troket! Kurse Bashkësia Fetare Islame patjetër duhet të kthehet në datën e 26 majit të vitit 2020, një ditë para se të ndodhë “dita” që po mëton të zgjasë deri në shkatërrim të BFI-së; një ditë që mund të zgjasë deri në harrrim total të historisë shekullore të BFI-së! Më përpara do të ndodhë harrimi i kësaj dite poshtëruese se sa që do të ndodhë harrimi total i BFI-së që për momentin po lëngon nën thonjtë e komplotistëve që synim kanë “jetën islame” të shfrenuar!
Shkatërrimi dhe vjedhja e vakëfit, trajtimi i Mez’hebit Hanefij si sekt, lejimi dhe stimulimi i regjistrimit të “bashkësive islame” të reja, përkrahja e veprimtarive të “armiqve” të përhershëm të BFI-së, bashkëpunimi me sekte fetare e politike nën pretekstin e “zhvillimit të islamit” në vend, shkatërrimi i vlerave që mbajnë shenja identifikuese kombëtare (si avllia e Xhamisë në Dibër) – çka mund të jenë këto veprime përveçse promovim i një “tradhëtie të heshtur” si dhe i veprimit që sjell degradim dhe mohim, si të vlerave të shenjta fetare ashtu edhe të vlerave kombëtare! Pse a kjo na paska qenë detyrë e Bashkësisë Fetare Islame? Jo, me gjasë, kjo është detyrë ekskluzivisht e Shaqir Fetait të instaluar në krye të BFI-së nga qarqe jo të sinqerta në raport me islamin, me myslimanët dhe, përgjithësisht, me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nga ato qarqe që akoma mund të jenë nën komandën e oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…