Partitë opozitare VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa reagojnë ndaj vendimit që ish sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski nga burgu i Shutkës të qëndrojë në arrest shtëpiak. Nga partia e Mickoskit  thonë se Rashkovski është dërguar në shtëpi që mos të tregojë për bizneset e Zaevit dhe vëllait të tij, Vice Zaev. Nga kjo parti thonë se, qëndrimi i kryeministrit i cili tërë kohën pohon se Rashkovski ka punuar në mënyrë ligjore, paraqet presion të hapur ndaj gjyqësorit.

“Zaevi guxoi të ndikojë ndaj procedurës sepse e din që Rashkovski është vasali i tij i drejtpërdrejtë në Qeveri. Çdo gjë që din Zaevi, në masë të madhe e din edhe Rashkovski. Gjyqësori dhe Prokuroria Publike nuk guxojnë të bien nën presionin e Zaevit. Rashkovski nuk guxon të ketë mundësi të ndikojë ndaj procedurës”.

Me retorikë të ngjashme doli edhe koalicioni Aleanca- Alternativa. Ata akuzojnë se Zaevi po bën presion ndaj organeve të ndjekjes.

“Dragi Rashkovski po kthehet në shtëpi. Edhe një nga kriminelët kryesorë të Qeverisë, i cili u bë milioner me paratë e qytetarëve, pushonte në Meksikë dhe bleu apartamente dhe automjete luksoze, shpëtoi nga drejtësia politike e LSDM-së dhe BDI-së. Lirimi i Rashkovskit nga Shutka vjen pas deklaratës së Kryeministrit Zoran Zaev se ai nuk i beson prokurores, por beson se Rashkovski është i pafajshëm.”

Dje, Zaev refuzoi ta komentojë vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili zëvendësoi paraburgimin e Rashkovskit me arrest shtëpiak. Ndërsa sot, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, tha se do të ketë përgjegjësi për çdo abuzim nga kushdo qoftë.

“Nuk mund të komentoj nëse dikush është i pafajshëm për të hyrë në ndonjë procedurë gjyqësore. Po i ndryshojmë sistematikisht gjërat ku duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë … Gjyqësori dhe prokuroria duhet të vazhdojnë punën e tyre dhe duhet të ketë përgjegjësi për secilën çështje.”

Rashkovski po ndiqet penalisht në hetimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin që si Sekretar i Përgjithshëm për rreth 80,000 euro e bleu softuerin për ndëshkimin automatik të shkeljeve të trafikut të cilin askush nuk ia kishte kërkuar, dhe askush nuk e përdor. Është hapur edhe një hetim i dytë kundër tij për një tender tjetër softuerësh, si dhe për faktin se nga 80,000 denarë për honorar qeveritar, Rashkovski nga 500 euro në muaj i ka marrë për vete. /Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…