Partive të opozitës në Izrael u kanë mbetur vetëm edhe disa orë për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund qeverisjes 12-vjeçare të Benjamin Netanyahut si kryeministër.

Kryetari i partisë qendrore, Yair Lapid, ka bërë disa marrëveshje përpara afatit të mesnatës. Por ajo që mbetet me kryesorja është se ai duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare me politikanin e djathtë nacionalist, Naftali Bennett, i cili pritet të bëhet kryeministër.

Netanyahu dhe partia e tij u kanë bërë thirrje politikanëve të tjerë të krahut të djathtë që të mos bashkohen në koalicion. Nëse nuk ka mbështetje për formimin e Qeverisë nga Izraeli, vendi rrezikohet të shkojë në zgjedhje për herë të pestë brenda dy vjetëve.

Krerët e opozitës thanë të mërkurën në mëngjes se pas negociatave intensive, gjithë natës ata kishin përparuar përpjekjet e tyre për të formuar atë që përshkruhet si një “qeveri e ndryshimit”.

Lapid dhe Bennett u panë më vonë duke pëshpëritur dhe buzëqeshur në një seancë parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…