Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka thënë se koronavirusi (COVID-19) po kërcënon gjithë njerëzimin dhe se lufta individuale e shteteve nuk do të jetë e mjaftueshme, andaj, e gjithë bota duhet ta luftojë virusin bashkërisht.

Në një deklaratë, Guterres ka theksuar se madje edhe vendet e pasura me sistem të fortë shëndetësor janë nën presion për shkak të virusit, duke shtuar se COVID-19 ka arritur edhe në vendet që po luftojnë me kriza humanitare të shkaktuara nga luftërat, katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike.

Ai tha se banorët e këtyre vendeve kanë vështirësi për të siguruar qasje në ujë të pastër dhe sapun, dhe paralajmëroi që edhe më vështirë do ta kenë të sigurojnë shtretër dhe respiratorë në rast të një gjendjeje kritike.

“Sot ne po lançojmë një plan global për ndihmë humanitare në vlerë prej 2 miliardë dollarësh për të mbështetur luftën kundër shfaqjes së COVID-19 në vendet më të varfra në botë”, tha Guterres, duke u bërë thirrje qeverive ta mbështesin planin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…