Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi.

Kjo do të thotë se rreth një e katërta e 44 milionë njerëzve të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vlerësimet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thonë se Ukraina mund të arrijë në vetëm pak javë nivelin e zhvendosjes së popullatës që kishte ndodhur si pasojë e luftës shkatërruese në Siri, ku rreth 13 milionë njerëz ish zhvendosur nga shtëpitë e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Këto gjetje janë bërë publike përmes një dokumenti të publikuar të premten, më 18 mars, nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Parashikimet zbuluan gjithashtu se “mbi 12 milionë njerëz vlerësohet të jenë të bllokuar në zonat e prekura ose të që e kanë të pamundur të largohen për shkak të rreziqeve të shtuara të sigurisë, shkatërrimit të urave dhe rrugëve, si dhe mungesës së burimeve ose informacionit se ku mund të gjejnë siguri dhe strehim”.

UNHCR-ja, agjencia e OKB-së për refugjatët, ka thënë se luftimet që kanë pasuar pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt, kanë shkaktuar krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Sipas këtyre vlerësimeve, afërsisht gjysma e vendit është ose i zhvendosur brenda vendit, i bllokuar në zonat e prekura ose në pamundësi të largohet, ose ka ikur tashmë në vendet fqinje”, u tha në dokument, duke ju referuar popullsisë 44 milionëshe të Ukrainës.

UNHCR-ja, në shifrat e fundit të publikuara të premten, tha se më shumë se 3.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

Kongresistët Steve Cohen dhe Joe Wilson kanë prezantuar një rezolutë për t’i…

Sulejman Mehazi: Ata që skandalizuan librin shqip, janë brenda institucioneve

“Ata qe kane marre pjese jo vetem ne librin e Gjeografise, po…

Panovski: Maqedonia e Veriut është larg listës së kuqe, kritike do të jetë pjesa e dytë e muajit gusht

Përkundër faktit se numri i të infektuarve me coronavirus po rritet nga…

Paralajmërime për një sulm të mundshëm, ambasada amerikane u thotë shtetasve të saj që “të kenë plane evakuimi” nga Rusia

Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në Moskë për…

Kryeministri Kurti fton afaristët gjermanë të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e…