Aktualisht numri i fatkeqësive të lidhura me motin është pesë herë më i madh se në vitet 1970

Numri i fatkeqësive të lidhura me motin është pesë herë më i madh se në vitet 1970. Këto thatësira, përmbytje, valë të nxehti dhe stuhi kanë vrarë më shumë se dy milionë njerëz dhe kanë shkaktuar 3.64 trilionë Dollarë humbje në mbarë botën që nga viti 1970, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore Meteorologjike.

Midis Janarit dhe Marsit, fatkeqësitë e lidhura me motin goditën anembanë globin, nga përmbytjet në Brazil dhe pjesë të veriperëndimit të SHBA-së, te cikloni Batsirai në Madagaskar dhe stuhia Eunice në Evropën veriperëndimore.

Disa shkencëtarë shqetësohen se vendet me interesa në lëndët djegëse fosile, nxitësi kryesor i ngrohjes globale, do të përpiqen të minimizojnë ndikimet ose rreziqet klimatike në përmbledhjen afërsisht 40-faqesh të raportit.

Katër vjet thatësirë, më e keqja në dekada, së bashku me shpyllëzimin e shkaktuar nga njerëzit që djegin ose presin pemë për të hapur tokë për bujqësi, e kanë shndërruar këndin dikur pjellor të Madagaskarit jugor në një djerrinë.

Kujtojmë gjithashtu se Argjentina u përball me një valë historike të të nxehtit me temperatura të larta mbi 40 gradë Celsius, duke shkaktuar thatësirë ekstreme që detyroi banorët të kursenin energjinë.

Paneli i OKB-së për klimën do të publikojë një raport, i treti në një seri raportesh që përshkruan konsensusin më të fundit global mbi klimën. Raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike do të fokusohet në mënyrat për të frenuar emetimet e ngrohjes së planetit.

Ekspertët shprehen se nëse vendet nuk hartojnë menjëherë politika apo nuk marrin masa për të frenuar ngrohjen globale kjo ka të ngjarë ta bëjë botën më të sëmurë, më të uritur, më të varfër, më të zymtë dhe shumë më të rrezikshme në 18 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vuçiq: Kosova aplikon për anëtarësim në KE, do ta mbledhim Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova nesër do të…

Çfarë bën Zorica derisa Zaev flet në Kombet e Bashkuara (VIDEO)

Derisa kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalimin e tij para përfaqësuesve të…

Sela: E çuditshme, Zaev është shumë kritik ndaj meje kurse kryeministri u bë me ndihmën time

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në “Click Plus” në…

ASh-AAA i dërgon prokurorisë hulumtimin e IRL për “Titanikun” në Çair

Aleanca për Shqiptarët deri tek Prokuroria Themelore Shkup, ka dorëzuar video materialin…

Infeksionet në Moskë “tri herë më të larta” sesa u raportuan

Kryeqyteti rus Moska ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të vendit.…