Kombet e Bashkuara (OKB) deklaruan se aktet e dhunës së policisë izraelite kundër palestinezëve në xhaminë Al-Aksa duhet të hetohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Kombet e Bashkuara (OKB) deklaruan se aktet e dhunës së policisë izraelite kundër palestinezëve në xhaminë Al-Aksa duhet të hetohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një konferencë për shtyp të OKB-së në Zyrën e Gjenevës të Zvicrës, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani bëri vlerësime për dhunën që Izraeli ushtron mbi civilët në Xhaminë Al-Aksa dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shamdasani deklaroi se 180 persona, duke përfshirë edhe 27 fëmijë, u plagosën si pasojë e dhunës ndaj palestinezëve në afërsi të xhamisë al-Aksa nga forcat izraelite të sigurisë më 15-17 prill, duke shtuar: “Shumë palestinezë, duke përfshirë të moshuar, gra, fëmijë dhe një gazetar, nuk paraqesin asnjë kërcënim për forcat izraelite të sigurisë. Ata u rrahën me shkopinj dhe u shënjestruan nga afër me plumba gome.”

Ajo deklaroi se policia izraelite arrestoi 470 palestinezë, 60 prej të cilëve ishin fëmijë, në Jerusalem në këtë kohë dhe bëri të ditur se forcat policore përsëri dje në mëngjes ushtruan dhunë për të përzënë palestinezët rreth xhamisë Al-Aksa.

Duke theksuar se ata janë të shqetësuar për aktet në rritje të dhunës në territoret e pushtuara palestineze gjatë muajit të fundit, Shamdasani tha: “Dhuna e policisë izraelite, e cila rezultoi në lëndime të komunitetit dhe zyrtarëve në xhaminë Al-Aksa, duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe transparente, dhe përgjegjësit për dhunën duhet të japin llogari.”

Shamdasani theksoi se forcat izraelite të sigurisë kanë shtuar sulmet e tyre edhe në Bregun Perëndimor dhe deklaroi se ushtria izraelite vrau 19 civilë palestinezë në rajon në muajin prill.

Duke theksuar se këto sulme izraelite janë “serioze”, Shamdasani përsëriti thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për “uljen e tensionit dhe një hetim për viktimat civile”./TRT/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria mban mbledhjen e radhës, priten masa të reja

Qeveria e Republikës e Maqedonisë të Veriut sot do të mbajë sot…

Në Francë suspendohen 3.000 punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 në Francë…

Rrëfim i ish-ushtarëve të UÇK-së për aksionin e parë pas vdekjes së Zahir Pajazitit

Duke mos duruar padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi…

Serbia refuzon të heq dorë nga ideja për ndryshimin e kufijve me Kosovën

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se Serbia nuk po heq dorë nga…

BE-ja ndan 32 milionë euro për energjetikën në Ballkanin Perëndimor

Efikasiteti energjetik dhe lufta kundër ndryshimit të klimës, janë dy objektivat e…