Karim Benzema do të mbetet edhe për një kohë pjesë e Real Madridit.

Sulmuesi francez kishte në tavolinë një ofertë marramendëse nga një klub i Arabisë Saudite emri i së cilës nuk është bërë publik.

Bëhej fjalë për një kontratë tunduese, me Benzeman që do të fitonte qindra miliona euro, por duket se kjo nuk i ka lënë përshtypje sulmuesit francez.

35-vjeçari ka vendosur t’i qëndroj besnik Real Madridit së paku deri në përfundim të kontratës së tij e cila skadon më 30 qershor, por ai po diskuton vazhdimin e saj me Realin.

Gazeta e madhe madrilene, Marca ka raportuar se Benzema i ka kthyer përgjigjen klubit arab duke e falënderuar për ofertën, por që nuk do ta pranojë atë.

Historia mes Arabisë Saudite dhe Benzemas nuk mbaron me kaq, pasi oferta bënte fjalë për nisjen e një akademie futbolli, së cilës sulmuesi do të japë emrin dhe imazhin e tij.

Marrëveshja mund të shkojë edhe më tej. Arabia Saudite dhe Benzema janë në harmoni të plotë, por ai dëshiron të luajë për Real Madridin , të paktën deri në verën e vitit 2024, kohë në të cilën Benzema do të ketë luajtur për 15 sezone në klub.

Deri më tani francezi ka fituar 24 tituj me Los Blancos, edhe pse kjo shifër shumë shpejt mund të rritet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Evropiani i Xhudos: Krasniqi e mposht rusen dhe siguron finalen për medalje të bronztë

Distria Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin…

Kosova dhe Zvicra në një grup në kualifikimet për “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj në rrugëtimin për…

Fitorja, qëllimi kryesor i Kosovës përballë Moldavisë për të qëndruar në Ligën C të Ligës së Kombeve

Kosova pësoi humbje 2-1 në udhëtim te Sllovenia, duke rrezikuar kështu qëndrimin…

Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj mposht serbin Marko Nikolic

Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikolic…

Xhoxhaj mposht Fressin, fiton titullin WBO Inter-Continental

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj e ka mposhtur gjermanin Roman Fress në duelin…