Gjykata Penale në Tetovë ka vazhduar për 30 ditë masën e paraburgimit ndaj mjekut anesteziolog 43 vjeç nga Tetova, me iniciale A.D.. I njëjti gjendet në paraburgim pasi transmetoi “live” në “TikTok” pamje nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës. Mjeku në fjalë u arrestua në fshatin Odër. Ndaj të njëjtit fillimisht ishin shqiptuar 8 ditë paraburgim, ndërsa tashmë personi në fjalë është përzënë nga puna në këtë spital, kurse Oda e Mjekëve pritet t’i merr licencën për 7 vjet.

Prokuroria Themelore ka ngritur dy aktakuza, e para për “punë të pandërgjegjshme” dhe e dyta për “incizim të pa autorizuar”. Sipas Kodit Penal personi zyrtar për punë të pandërgjegjshme rrezikon burg nga 3 muaj deri në 5 vjet, ndërsa për veprën incizim i pa autorizuar nga personi zyrtar parashihen të paktën 3 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dy Koretë shkëmbejnë “të shtëna paralajmëruese” pranë kufirit të tyre detar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer “të shtëna paralajmëruese”…

Politika të mbajë duart larg vetiung-ut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit…

Ukrainasit publikuan imazhe të dronit të rrëzuar, tallën keq me rusët

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave ukrainase publikoi në rrjete sociale fotografi të dronit…

EULEX-i sjell përforcime për sigurinë në Kosovë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni…