OBSH parashikon që varianti Delta, tashmë shkaku i më shumë se tre të katërtave të rasteve të reja me COVID-19 në shumë vende të mëdha, do të jetë mbizotërues në muajt e ardhshëm.

“Ky variant, i zbuluar për herë të parë në Indi, tani është i pranishëm në 124 vende dhe territore, 13 më shumë se javën e kaluar, i krahasuar me 180 (gjashtë më shumë) për Alpha-n, i zbuluar në BM, 130 (shtatë më shumë) për Beta-n, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe 78 (tre të tjerë) për Gamma-n, që u shfaq në Brazil”, theksoi OBSH.

“Pritet që Delta të zëvendësojë së shpejti variantet e tjera dhe të bëhet linja dominuese e COVID-19 në qarkullim në muajt e ardhshëm”, shtoi organizata e KB-së.

Midis vendeve ku varianti Delta është tani shkaku i më shumë se 75% të rasteve të reja të kësaj sëmundjeje, është India, Kina, Rusia, Indonezia, Australia, Bangladeshi, BM, Afrika e Jugut, Australia, Portugalia dhe Izraeli.

“Sidoqoftë, është ende e paqartë se cili mekanizëm i saktë shkakton transmetueshmërinë më të madhe të këtij varianti, në krahasim me të tjerët”, vuri në dukje OBSH.

Sipas saj, rreth 3,4 milionë raste shtesë COVID-19 u identifikuan gjatë javës nga 12 deri në 18 korrik, 12% më shumë se javën e kaluar.

OBSH paralajmëroi se, me këtë ritëm, “numri kumulativ i rasteve të raportuara që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën pritet të kalojë 200 milionë në tri javët e ardhshme.

Trendi shpjegohet nga katër faktorë: variante më të transmetueshme, lehtësimi i masave të shëndetit publik, ndërveprim më i fortë shoqëror dhe fakti që shumë njerëz nuk janë vaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…