Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimeve, nën bombardimet e vazhdueshme ruse, të cilat nuk po reduktohen pavarësisht nga diplomacia intensive dhe vendosjes së shumë sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Autoritetet e Mariupolit konfirmuan vdekjen e tre personave si pasojë e sulmit.

“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë autoritetet.

Sulmi, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se plagosi të paktën 17 persona, shkaktoi një valë reagimesh ndërkombëtare.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, më 10 mars, zhvillon bisedime në Varshavë për pushtimin rus me udhëheqësit e Polonisë, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka udhëtuar për në Turqi, për takimin që është duke u mbajtur me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Bombardimi i spitalit në Mariupol u bë në kohën kur korridoret humanitare të krijuara për t’i lënë civilët të largoheshin, po ashtu, nuk u respektuan në shkallën e pritur për shkak të luftimeve të vazhdueshme, duke lënë qindra-mijëra ukrainas të bllokuar dhe pa furnizime me gjëra elementare.

OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 persona të vdekur në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Përmbytjet në SHBA, të paktën gjashtë të vdekur në New York dhe New Jersey

Të paktën gjashtë persona raportohet se kanë vdekur pasi stuhia tropikale Ida…

Për çka u shpall fajtor Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale?

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

Vuçiq: Është punë e kryer – ne nuk e nënshkruajmë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë…

Zoki Kiçeec dhe penzionerja Liljana Todorovska sot janë marë në pyetje në Prokurorinë Themelore

Penzionerja Liljana Todorovska e cila është nënshkruese e projektit për qendrën europiane…

Qeveria shkarkon Paunovskin!

Në seancën e sotme Qeveria vendosi për shkarkimin e Drejtorit të Inspektoratit…