Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) njoftoi sot se mutacioni i koronavirusit, i cili është konstatuar fillimisht në Indi, tashmë është identifikuar edhe në 44 vende të tjera të botës.

Përveç Indisë, numri më i lartë i infeksioneve nga varianti B.1.617 është zbuluar në Britani.

Ky ndryshim u përshkrua këtë javë nga OBSH si një “shqetësim global” dhe konsiderohet si një nga arsyet, që shpjegon shpërthimin e rasteve në Indi, shpërthimi më i keq i pandemisë në botë për momentin, shkruajnë mediet e huaja. 

Ky është mutacioni i katërt më i zakonshëm për shqetësime ndërkombëtare, pas Britanisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut. Këto lloje janë më të rrezikshëm se forma origjinale koronavirusit, pasi ato janë shumë më ngjitëse, vdekjeprurëse dhe rezistente ndaj disa vaksinave.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 4,000 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të COVID-19 në Indi, ku numri i të vdekurve nga pandemia tani do të kalojë 250,000 .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani kërkon nga Dendias mbështetjen e Greqisë për anëtarësim në KiE dhe NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e…

Komandant Sokoli, Shek Hallaçi dhe Val Zekaj distancohen nga dekleratat e El Chekes

Unë Shek Hallaçi, Sami Ukshini dhe Val Zeka distancohemi nga gjitha deklaratat…

Bolton: Testimet e raketave nga Koreja Veriore, shkelje e rezolutave të OKB

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se…

Pekevski: Shtete të tjera janë prapa vetos bullgare

Analisti politik Sinisha Pekevski beson se vetoja bullgare nuk është qëndrim i…

Pak për ateizmin në BFI-në e Shaqir Fetait

Kujdes! Nuk bëhet fjalë për BFI-në ateiste por, për ateizmin që ka…