Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar vaksinën kineze Sinovac Biotech për përdorim urgjent.

Deklarata thekson se miratimi i OBSH-së është një sinjal për organet rregullatore kombëtare që përgatitja është e sigurt dhe efektive dhe mundëson që vaksinat e aprovuara nga OBSH-ja të gjenden në programin global, “Covax”, e cila siguron vaksina për vendet e varfra duke përfshirë Kosovën.

Procesi i analizës së grupit këshillimor teknik të OBSH-së filloi më 5 maj dhe vendimi u mor pas analizës së të dhënave më të fundit klinike mbi sigurinë në efikasitetin e vaksinave Sinovac dhe procesit të prodhimit në kompaninë kineze, raporton reuters.

Kjo është vaksina e dytë kineze që mori një leje përdorimi emergjente pasi përgatitja e ndërmarrjes shtetërore kineze Sinopharm mori “dritën jeshile”. Është paraqitur edhe një kërkesë për vaksinën e tretë kineze, CanSino Biologics, por nuk dihet kur do të përfundojë procedura e analizës dhe verifikimit në OBSH.

Sipas OBSH, në të gjithë rajonin që mbulon një pjesë të Azisë Qendrore, numri i rasteve të reja ra me 60 për qind në një muaj, nga 1.7 milion në mes të prillit në 685,000 javën e kaluar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…