Allahu xh.sh në Kur’an, në suren “El-Kadr” thotë:

“Ne e zbritëm Kur’anin natën e Kadrit. Ç’të bëri ty të dish se çfarë është nata e kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj. Me lejen e Zotit, këtë natë zbresin Engjëjt dhe Xhibrili për çdo çështje. Ajo që përcakton Zoti është paqe deri në agim të mëngjesit.”
 

Besimtarë të dashur, ju ftoj ta falënderojmë me gjithë shpirt Krijuesin tonë që na e mundësoi ta presim edhe një herë këtë Natë kaq të shenjtë. Ju ftoj, për një çast, të harrojmë çdo të keqe, të ndërgjegjësohemi dhe shpirtërisht të përgatitemi, sepse sonte është Natë e Madhe, Natë që duhet ta gdhijmë në paqe e në lutje. Në Natën e Kadrit nisi të shpallet Kur’ani ynë Fisnik. Në natën e Kadrit nisi ndriçimi i Rrugës së Vërtetë. Bota po vlonte nga injoranca, nga padrejtësitë dhe nga eksploatimi i shpirtit dhe trupit njerëzor. Ishte çasti i zgjimit të njerëzimit, i cili kishte nevojë për formulën e paqes, të rehatisë, të trajtimit njerëzor. Dhe Allahu Fuqiplotë, në këtë Natë nisi shpalljen e Kur’anit, duke ia bërë të qartë njerëzimit: kjo është Rruga e Vërtetë, vetëm në këtë Rrugë njerëzimi mund të falet, të zhvillohet e të jetojë paqësisht.

Në këtë Natë Pejgamberi ynë, Muhamedi s.a.v.s. lutej: “O Zot! Ti je falës, e do faljen, më fal mua”.

Pra, kështu është lutur Vula e Pejgamberisë dhe, le të lutemi edhe ne, të na falë Allahu Fuqiplotë dhe të na bëjë prej atyre besimtarëve të devotshëm që ecin vetëm Rrugës së Tij.

Vëllezër e motra, ju qoftë për hajër kjo Natë dhe, Zoti ju bekoftë.

Ish-kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema

H. Sulejman Rexhepi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përparim Rama vizitë në Shqipëri, Tirana zbukurohet me flamurin e Kosovës

Sot për vizitë në Tiranë do të jetë kryetari i ri i…

Hill: Deklarata e Lavrov për “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se ndodhet në Ohër për të…

Mblidhen ministrat e jashtëm të KiE, aplikimi i Kosovës jashtë agjendës

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, ka mbajtur fjalim…

Dogana e policia me aksion në veri, kontrollohen bizneset që i ikin tatimit

Oficerët doganorë të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e…

Ministrja gjermane: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock konsideron që diskutimi për afrimin…