Shaqir Fetai ka vendosur që frustrimet e veta t’i shërojë me paratë e fitrit dhe të zeqatit! Si i paudhë e i ndërkryer që është, ka vendosur që me krejt “administratën” e BFI-së të bëjë qejfe dhe t’i vizitojë anëtarët e familjes së vet nëpër Kroaci. Në përbërje të atij “delegacioni” janë katër punëtorë të zbulimit dhe kundërzbulimit maqedonas të infiltruar nga UDB-ja serbe, dhe dy bashkëpunëtorë langaçë të këtyre shërbimeve policore, të cilët prihen nga “ujku i vjetër”, udbashi me tapi, Shaqir Fetai! Edhe spiunë edhe të ndjekin Leximin e Kuranit?! Edhe hipokritë edhe besimtarë?! Edhe udbashë edhe të vizitojnë xhami?! Edhe të pamoralshëm e të fotografuar me dashnore nëpër hotele edhe të gostitur nëpër familje të ndershme e të moralshme të shqiptarëve shumë fisnikë të Kroacisë?! O Zot, po si po na mban kjo Tokë!

Sa të lumtur ndjehen kur u mungon flamuri shqiptar


Shaqir Fetai viziton kushëririn e vet ambasador në Kroaci! Nuk e ka nga malli, sepse me të çmallen shumë shpesh. E ka nga detyrimet dhe nga obligimet që i marrin nga i njëjti grazhd i shërbimeve sekrete. Çfarë ironie: udbashi “dekoron” udbashin me emblemën e BFI-së sa herë që të takohen! Dhe me këtë gjest munafikësh aktrojnë “devotshmëri” ndonëse që të dy meritojnë “gurëzim”, ose, të paktën pështyrje në surrat!

Zeqirja Thaçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…

Policia e Kosovës shpartallon turmën e protestuesve në Bërnjak, po kundërshtonin zhbllokimin e rrugës

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve afër kufirit të Bërnjakut, pasi…

Botim elektronik: E vërteta nuk ngulfatet nga asnjë kataklizëm

(Dy fjalë për botimin elektronik të librit TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR…

Fetai nuk di se përse u shkarkua ish Reisi i BFI-së Sulejman Rexhepi

Fetai: Tani për tani po analizojnë gjithçka që është bërë në këtë…

VIDEO / Publikohen pamjet nga bastisja e qelive të Grupit të Kumanovës në Burgun e Idrizovës

Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun…