Një nxënës 17-vjeç është arrestuar për vrasjen e profesoreshës në qytetin Ibbenburen në veriperëndim të Gjermanisë, kanë bërë të ditur autoritetet e sigurisë.

Incidenti ka ndodhur në shkollën profesionale, ku punonte profesoresha 55-vjeçare.

Zëdhënësi i prokurorisë në Munster, ka konfirmuar se i mituri ka thirrur policinë pas krimit të kryer dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Dje pasdite profesoresha ishte vetëm në klasën e shkollës profesionale kur i dyshuari e vizitoi.

Djali dyshohet se ka sulmuar dhe vrarë profesoreshën me thikë. Ende nuk dihet motivi i krimit, pse profesoresha ka qenë vetëm dhe si ka ditur i dyshuari për këtë, shkruan DW.

Në vendin e krimit është shfaqur një numër i madh i policë dhe ekipe të shpëtimit që kishin edhe helikopter.

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se i dyshuari pritet sot të shfaqet në bankën e të akuzuarve. Nxënësi i dyshuar tashmë po gjykohet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, për planifikim të shtënave masive në shkollën e tij në Essen.

Në aktakuzë thuhet se objektivat e tij supozohej të ishin mësuesit dhe nxënësit e tjerë.

Prokuroria federale bëri të ditur se 17-vjeçari kishte planifikuar të përdorte mjete shpërthyese në sulmin në atë rast, me qëllim që të kuptohej si një sulm terrorist i motivuar nga ekstremizmi i djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia norvegjeze arreston spiunin e dyshuar rus

Policia Norvegjeze ka arrestuar një spiun të dyshuar rus në qytetin verior…

Qeveria për propozimin e Escobarit: E kemi obligim sundimin e ligjit, s’është sot 30 tetori

Qeveria e Kosovës, ka reaguar pas propozimit të të dërguarit special të…

E bën sërish Kim Jong-un, Koreja e Veriut shkrep raketë në prag të vizitës së zëvendëspresidentes amerikane në Seul

Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike në det në afërsi…

Rezolutë kundër gjenocidit serb, Kodheli: Politika e dy shteteve shqiptare nuk ka qenë e unifikuar, historia duhet vënë në vend

Një ditë më parë, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar në…

Te i Madhi Zot arrinë vetëm përkushtimi i të devotshmit

Mesazh për Kurban Bajramin, 2021 Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë…