Komisioni disiplinor i Fakulteti të Arteve në UT nuk ka marrë asnjë masë ndaj profesoreshës së muzikës Besiana Mehmedi.

Dekani i Fakulteti të Arteve, Nafi Jashari ka deklaruar për Alsat se Komisioni i ka shqyrtuar ankesat e studentëve por edhe ankesat e profesorësh dhe propozon që studentët e vitit të tretë të mos mbajnë ligjërata me profesoreshën Mehmedi.

Dekani Jashari thotë se për këtë propozim do të vendos Këshilli i Fakultetit të Arteve i cili të martën do të mbajë mbledhje urgjente.

“Gjithsesi në të ardhmen procesi është në vazhdim dhe ne për të gjitha anomalit dhe shkeljet statutare si nga ana e profesoreshës, por nëse ka shkelje edhe nga ana e studenteve, për këto do të marrim masa në vazhdimësi, këto janë probleme interne të fakultetit të arteve dhe me këto organet e fakultetit do të merren në vazhdimësi”, tha Nafi Jashari, dekan i Fakultetit të Arteve.

Studentët janë shprehur të pakënaqur me vendimin e Komisionit disiplinor të fakultetit të Arteve. Paralajmërojnë bojkot të ligjëratave dhe protesta.

“Ne nuk biem dakord me këtë vendim, jemi organizuar i gjithë Fakulteti, ku do të dorëzojmë edhe një deklaratë se ne i bojkotojmë ligjëratat prej vitit të parë gjeri tek viti i katërt, i bojkotojmë të gjitha ligjëratat, do të thotë jo vetëm tek profesorja, deri në marrjen e një vendimi, deri në marrjen e masave që profesorja të mos ligjërojë në këtë fakultet, jo vetëm me ne por as me vitin e parë, as me vitin e dytë. Po ashtu paralajmërojmë edhe një protestë që do të mbahet ditën e mërkurën, në ora 14.00 do të fillojmë tek Biblioteka e Qytetit e do të shkojmë deri në rektorat”, u shpreh Ardi Lena, Student.

Studentët e Muzikës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës, ankohen nga profesoresha Besiana Mehmedi për sjellje jo etike nga ana e saj, fyerje dhe kërcënime të llojit “Do të çohem e të kap për fyti”.

Situata mes profesores Mehmedi dhe studentëve është përshkallëzuar për shkak të statuseve dhe emojive që studentët kanë përdorur në rrjetet sociale.

Incidentin e ka konfirmuar edhe shefi i Katedrës së muzikës Bajramali Idrizi i cili po ashtu për Alsat dhe sa disa herë e kishte njoftuar dekanatin.

Profesorja Besiana Mehmeti i ka hedhur poshtë akuzat e studentëve dhe ka thënë se nuk do të dorëzohet nga qëllimet e këqija të studentëve. Në mbështetje të studentëve dolën edhe disa këngëtarë, ish-studentë por edhe prindër./Alsat.mk – Mefail Ismaili

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Injoruan vetë-izolimin/ Francezëve iu kërkohet formular për të dalë nga shtëpia

Pasi francezët injoruan rregulluat për të qëndruar në shtëpi, tashmë qeveria kërkon…

13 viktima dhe 1 mijë e 901 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 13  viktima nga…

Kurti në takim lamtumirës me Kosnett, e falënderon për bashkëpunimin

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip…

Matthew Palmer, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin…

Osmani do ta vizitojë Entin Shtetëror për Revizion

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do ta vizitojë…