Komandantët rusë vrasin gjakftohtësisht ushtarët e tyre të plagosur në vend që t’u japin ndihmën e parë. Kështu kanë deklaruar ushtarët e kapur rusë nga ukrainasit, siç ka raportuar Daily Mail.

Gazeta britanike ka postuar një video ku ushtarët rusë akuzojnë një nënkolonel se ka qëlluar për vdekje disa ushtarë teksa ishin shtrirë të plagosur.

Rusët gjithashtu pretendojnë se komandanti pyeti një ushtar rus nëse mund të ecte dhe kur ai tha jo, ai nuk hezitoi ta vriste.” Ushtarët e plagosur rusë vriten nga komandantët tanë.”, tha njeri prej ushtarëve.

Një tjetër tregoi se kjo nuk ka ndodhur vetëm një herë, por kolonelët kanë zgjedhur një mënyrë “spastrimi”.

“Nënkoloneli rus qëlloi katër ose pesë ushtarë në këtë mënyrë. Ata mund t’i kishin shpëtuar nëse do t’i jepej ndihma e nevojshme mjekësore. Ai e qëlloi dhe e vrau”, tha një tjetër.

Mendohet se kjo është një mënyrë për të “hequr qafe” të gjithë ushtarët rusë të cilët nuk kanë mundësi të luftojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti reagon pasi SHBA-ja goditi kokat e krimit dhe kontrabandës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara…

Numri i maturantëve në Maqedoni, ulet për 40 për qind

Numri i të diplomuarve në Maqedoni në vitet e fundit është ulur…

Liderët e G7 shpalosin planin anti-pandemi

Johnson: Të sigurohemi që shkatërrime të tilla të mos përseriten më Udhëheqësit…

BE kërkoi “divorcin” me gazin rus/ A mundet gazi amerikan ta zëvëndësojë? Si dhe sa kushton

BE-ja do t’i thotë lamtumirë furnizimit me gaz nga Moska brenda vitit…

Kontrabandë me emigrantë, arrestohen dy persona nga Tetova

Në Gjevgjeli janë arrestuar dy persona për kontrabandë me emigrantë, përcjell TV21.…