Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi në finale, në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti francezen, Sarah-Léonie Cysique.

Kjo është medalje e dytë e artë që Kosova ka fituar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike. Në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë. Kosovën në Lojërat Olimpike sivjet e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.

Ky organizim është shtyrë nga viti 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tërmet në Kroaci

Një tërmet ka goditur Kroacinë. Sipas raportimeve nga Qendra Evropiane për Menaxhimin…

Rusia nuk ka pasë ndonjë përparim të madh në lindje, thuhet sipas institutit kërkimor amerikan

Sipas studimit të lartë amerikan të mbrojtjes thuhet se forcat ruse nuk…

Katër viktima nga Kovid-19 dhe 19 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar katër viktima…

31 azilantë kthehen nga Gjermania, dërgohen në kamp

Alsat mëson se gjatë ditës së sotme nga Gjermania do të kthehen…

2-vjeçari bie nga dritarja e restorantit të njohur shqiptar në kohën e Iftarit

Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të parë…