Një trup i pajetë i gjetur të dielën në lindje të Belgjikës mund të jetë i një ushtari që dyshohet për pikëpamje të ekstremit të djathtë i cili u zhduk pasi vodhi armët nga një bazë ushtarake dhe kërcënoi figurat publike, thanë prokurorët, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, transmeton France 24.

“Sipas elementëve të parë të hetimit, është Jurgen Conings”, tha Prokuroria në një deklaratë.

“Shkaku i vdekjes ka të ngjarë, sipas gjetjeve fillestare, t’i atribuohet vetëvrasjes me armë zjarri”, shtohet në deklaratë, megjithëse kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Qindra policë dhe një personel i ushtrisë u vunë që muajin e kaluar në kërkimin e Conings, 46 vjeç, pasi automjeti i tij i braktisur u gjet në zonën afër kufirit hollandez me katër raketahedhës brenda.

Conings, i cili thuhet se shërbeu në Kosovë, Irak dhe Afganistan, besohej se ishte i armatosur dhe i rrezikshëm pasi ai dyshohej për vjedhje armësh nga një bazë ushtarake ku ai punonte si instruktor,

Zbulimi u raportua për herë të parë pasi një kryebashkiak i qytetit të dielën. Ai tha se e kishte gjetur trupin gjatë një udhëtimi me biçikletë në një pyll afër vendit ku u gjet makina e Conings muajin e kaluar.

“Gjatë turit tim me biçikletë malore këtë mëngjes, në një pjesë ku pak njerëz vijnë, unë ndjeva një erë të fortë kufome”, tha Johan Tollenaere për VRT news.

“Unë menjëherë mendova për Jurgen Conings dhe e njoftova policinë. Ata e gjetën trupin”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…