Një tjetër qendër tregtare ruse është përfshirë nga zjarri dhe kësaj radhe bëhet fjalë për një të tillë në Balashikha të rajonit të Moskës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet që vijnë nga Rusia të hënën, më 12 dhjetor, tregojnë tym të madh të zi dhe flakë që shpërthejnë nga qendra tregtare Stroypark në Balashikha, rajoni i Moskës.

Një njoftim zyrtar për shtyp nga departamenti rajonal i Ministrisë së Situatave Emergjente të Federatës Ruse thoshte: “Zjarr në një ndërtesë jorezidenciale në rrethin urban të Balashikha”.

Ndërkohë thuhet se informacione të mëtejshme janë duke u specifikuar.

Sipas shërbimit për shtyp të administratës së qarkut urban të Balashikha, “të gjithë punonjësit u evakuuan menjëherë … për momentin, shërbimet speciale vazhdojnë të shuajnë zjarrin”.

Raportet për zjarrin vijnë disa ditë pasi një zjarr shpërtheu në një qendër tregtare në rrugën nga Moska në Leningrad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Infiltrim rus në mbrojtjen kibernetike gjermane?

Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në…

Kryetarja e Preshevës mirëpret propozimin për hyrje-dalje në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur propozimin për rikthimin e hyrje-daljeve…

24 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e tre strategëve të Ushtrisë…

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 169 mijë e 170 trupa në luftë

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve…

Statistika përgatit metodologjinë e regjistrimit, do të angazhohen rreth 6 mijë persona

Enti Shtetëror i Statistikës do të përmbyll së shpejti përgatitjen e Metodologjisë…