Një rojë sigurie, i cili ishte shkarkuar nga puna së voni, e ka qëlluar një person dhe i ka marrë peng më shumë se 30 persona në Manila të Filipineve.

Njësia speciale e policisë tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po përpiqet të negociojë me rrëmbyesin e dyshuar. Ai është duke qëndruar brenda qendrës tregtare “V-Mall” në kryeqytetin filipinas, shkruan “Independent”.

“Ai është i armatosur me një pistoletë. Ai po thotë se e ka një granatë, por nuk kemi mundësi ta konfirmojmë këtë”, tha Francis Zamora, kryetar i qytetit Manila. Ai shtoi se personi i qëlluar me armë nga sulmuesi është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Sulmuesi ka kërkuar që të flasë me mediet dhe rojet e tjera të sigurisë në këtë qendër tregtare. Ndërkohë një ekspert policor i negocimit po përpiqet t’i fillojë kontaktet me personin e dyshuar.

“Ai është ndier keq, sepse është larguar nga puna”, tha kryetari i qytetit, duke shtuar se sulmuesi ishte përpjekur t’i bindte ish-kolegët që të bëhen pjesë e planit të tij, por kishte dështuar.

Dyshohet se rrëmbyesi dhe personat e marrë peng ndodhen në katin e dytë të kompleksit ku ai punonte. Personat që ndodheshin në qendrën tregtare janë larguar nga policia, ndërsa njësia speciale e forcave të sigurisë tashmë ndodhet brenda ndërtesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…