Një shpërthim është dëgjuar në qytetin rus të Krasnodar të premten në mëngjes, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve Tass dhe RIA Novosti.

Duke cituar selinë operative të territorit të Krasnodarit, agjencitë e lajmeve thanë se çatia dhe dritaret e një ndërtese në rrugën Morskaya ishin dëmtuar.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, shkruan CNN.

Disa video të shpërndara nëpër rrjete sociale tregojnë atë që duket të jetë një mjet ajror pa pilot në qiell, i ndjekur nga zhurma e një shpërthimi.

Imazhet e tjera të mediave sociale tregojnë tymin që ngrihet nga ndërtesa, dhe një imazh tjetër tregon ndërtesën e dëmtuar.

“Sipas informacioneve që vijnë në qendrën e thirrjeve të urgjencës së qytetit, në orën 04:17 të mëngjesit në qytetin e Krasnodarit, një shpërthim është dëgjuar në zonën e një ndërtese në rrugën Morskaya, 54/2”, tha Tass.

“Shërbimet e urgjencës janë dërguar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për viktima. Ka pasur dëmtime në çatinë dhe dritaret e ndërtesës, por nuk ka zjarr”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani merr pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas në Katar

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të…

Johnson pëson humbje në zgjedhjet e pjesshme, shtohen zërat për largimin e kryeministrit britanik

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson është mposhtur në dy zgjedhje…

Ish-presidenti brazilian Bolsonaro përshëndetet me përkrahësit

Presidenti në largim i Brazilit, Jair Bolsonaro, është përshëndetur të premten me…

SHBA dërgoi qindra raketa anti-ajrore Stinger në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Ukrainës qindra raketa Stinger, si pjesë…

Covid 19/ 18 raste të reja dhe 3 viktima

Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18…