Kur të zë makutëria, kur të mund llupësllëku, kur djalli të joshë pas babzisë, pa dyshim që Zoti Fuqiplotë të bën rezil; në një gjendje të tillë nis dhe sapunin e ha për djath, gurin gjigant djalli ta bënë kafshatë lehtësisht të përtypshme dhe, për pasojë, të thyen të gjitha dhëmbët!
Për të satën herë radhazi, këtë pasojë po e përjeton Sulejman Rexhepi dhe asnjeherë të këndellet, të heqë dorë nga ai kriminalitet prej të cilit do të trishtohej edhe vetë djalli.
Sulejman Rexhepi, shfrytëzoi situatën e rëndë për mbarë botën, të shkaktuar nga një pandemi që mbarë njerëzimit po i rri xhelat mbi kokë, dhe, me një guxim prej abdalli nisi kërcënueshëm t’ia “vringëllojë shpatën” Qeverisë duke i kërkuar para nga ndihmat financiare që do të vijnë nga BE-ja, ose, në të kundërtën, do të bëhet përhapësi më i madh i COVID19, duke garantuar se do ta shndërrojë ketuhën në “Banglladesh”!
Nga ana tjetër, njëqind kilometra më në lindje të Shkupit, konkretisht, në Shtip, jeton e funksionon një mysliman shumë i devotshëm, i cili shpesh herë me vullnet heq dorë nga të mirat për vete për të mirën e përgjithshme të myslimanëve të territorit të Myftinisë së Shtipit dhe më gjërë, një muteveli i Xhamisë së Shtipit, i cili, me angazhimin e vet vetëmohues ka bërë që, më shumë se “organi” i Mulla Sulës, ta mbaj gjallë fuqishëm frymën islame në këtë qytet! Pra, le të provojë Sulejman Rexhepi të tregohet shqiptar e mysliman i madh jo në Shkup por në Shtip, aty ku po ia marrin xhamitë dhe po ua shndërrojnë në kisha!
Zotëri Xhevdet ef. Zejnelov, Muteveli i Xhamisë së Shtipit, doli publikisht duke iu drejtuar të gjithë myslimanëve të territorit të kësaj Myftinie, duke iu ofruar një ndihmë të konsiderueshme në këtë kohë të vështirë pandemie. Ju tha: të gjitha shpenzimet e ceremonisë së varrimit, deri sa të është kjo gendje emergjente, i mbulon Xhamia e Shtipit!
A nuk i shkoi në mend edhe Sulejman Rexhepit një aktivitet i këtillë përmes bisnes-agjencisë së vet “Er Rahatu”, por, si i hutuar shpërndanë maska të dyshimta nëpër spitale e reparte spitalore të Maqedonisë së Veriut. Sulejman Rexhepi le të bëjë aktivitete humanitare duke apeluar te të gjithë “imamët kujdestarë” që të kërojnë nga xhemati i vet që të nisin e të tubojnë ndihma humanitare se, shumë nga myslimanët e vendit druajnë se do të vdesin urie. Po afron edhe Muaji i Bekuar i Ramazanit! Ky duhet të jetë aktivitet parësor i Sulejman Rexhepit dhe myhybëve të tij, e jo të taksin për “humantet” përqindje nga rroga e imamëve e nëpunësve fetarë.
Zotëri Xhevdet ef. Zejnelov nuk e shfrytëzoi situatën as për përfitime personale, as për propagandë antihumane, por, nga aktivitetet e veta bisnesore e humanitare, ofroi në emër të Xhamisë së Shtipit mbulim të të gjitha shpenzimeve mortore për çdo merhum nga territori i Myftinisë së Shtipit.
Pas turpërimit që ta shkakton Sulejman Rexhepi, me Leje të Zotit dalin efendilerë të këtillë si Efendi Zejnelov, dhe ta shtojnë krenarinë, ta rrisin dinjitetin, të bëjnë të ndjehesh i lumtur që je mysliman! Zoti e shtoftë këtë bereqet dhe i nxiftë matrapazët e dallkaukët që përpiqen të përfitojnë nga islami dhe fati i myslimanëve gjithnjë për interesa të tyre meskine. Amin!

blob:https://www.facebook.com/0793004e-152e-4123-8259-a68733738d2e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…