Një person i armatosur është arrestuar në aeroportin e Canberras në Australi, pasi filloi të shtie brenda terminalit.

Policia australiane tha se një person është arrestuar dhe një armë zjarri është sekuestruar, duke theksuar se nga të shtënat nuk është lënduar askush.

Policia ishte telefonuar pas raportimeve për të shtëna në aeroport, e si preventivë është bllokuar një pjesë e aeroportit derisa pjesa tjetër është evakuuar.

Aeroplanët e shumtë që ishin përreth aeroportit janë ulur nëpër pista.

“Kamerat e sigurisë janë analizuar dhe një person është arrestuar – që besohet të jetë i vetmi për incidentin brenda aeroportit”, thuhet në kumtesën e policisë australiane.

Një person i armatosur kishte filluar të shtie brenda aeroporti, kurse sipas dëshmitarëve që folën për Guardian Australia, shihen pamje kaotike dhe policia duke arrestuar sulmuesin.

Një dëshmitar tha se të paktën dhjetë plumba janë shkrepur, e në atë moment të gjithë civilët që ishin brenda filluan të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sot shënohet Dita ndërkombëtare e emigrantëve

18 dhjetori që nga viti 2000 u vendos të jetë dita ndërkombëtare…

Gjuajtje në aheng, plumbi plagos tetovaren në shtëpinë e saj

Një grua e moshës rreth 50 vjeçare është plagosur duke qenë në…

Përkujtohet Greva e Minatorëve që tronditi themelet e Jugosllavisë

Minatorët e Trepçës së bashku me përfaqësuesit e menaxhmentit të kësaj ndërmarrje,…

Arsim Bajrami viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e tyre

Ish ministri i arsimit, Arsim Bajrami ka njoftuar se ka qëndruar për…

Kamberi: Të vazhdojë lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Në Luginën e Preshevës është duke votuar procesi i votimit për zgjedhjet…