Prokuria Themelore në Gjevgjeli kërkon paraburgim për një person nga Gjevgjelia, i cili dyshohet se ka vrarë njerkun e tij, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë ngjarja ka ndodhur me 12 dhjetor të këtij viti, respektivisht gjatë ditës së hënë.

“Ai e ka bërë veprën duke futur dorën nga dritarja e vogël e hapur në anën e djathtë të derës së hyrjes, ka hapur derën e shtëpisë së njerkut, ka hyrë brenda dhe pas një debati të shkurtër e ka goditur disa herë me thikë të dëmtuarin. Duke vepruar kështu, ai i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike – dy plagë me thikë në shpinë, prerje të thella në anën e majtë të qafës, fytyrës dhe dorës së djathtë. Viktima ka rënë përtokë në dhomën e ndenjes dhe ka pasur gjakderdhje të mëdha. Pasi i dyshuari është larguar, i dëmtuari ka arritur të dalë në rrugë, ku është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë kërkuar ndihmën e shpejtë mjekësore. Para se të binte në koma për shkak të ashpërsisë së lëndimeve dhe para se të transferohej në Qendrën Klinike në Shkup, viktima ka arritur të emërojë të dyshuarin si autor të veprës”, thonë nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

100 raste te reja me Kovid -19

Rreth 100 raste të reja me Kovid 19 janë konfirmuar gjatë 24…

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, çift kishte ardhur nga Londra

Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Parandalohet dy raste të kontrabandës me mallra dhe emigrantë nga Maqedonia e Veriut

Policia Kufitare në dy pikë kalime kufitare me Maqedoninë e Veriut, kanë…

Të paktën tre të vdekur nga shpërthimi që ndodhi në një ndërtesë në Jersey

Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi “shkatërrues”…

Kosovë – Greqi: Vlera e dy skuadrave para përballjes në “Fadil Vokrri” – diferencë e ngushtë

Kosova do të zhvillojë takimin e dytë në Ligën e Kombeve, pas…