Për synimet ruse që “nga distanca” të kenë ndikim mbi politikat e BFI-së, kjo nuk është mohuar asnjëherë. Madje, kohëve të fundit, një bashkëpunim i elementeve ruse me BFI-në ka qenë shumë transpaente, publikisht i tumpetuar, madje, me goxha premtime për palën ruse

Nga Ilir R. Topi

Mbase, si fryt i këtij bashkëpunimi janë edhe angazhimet e disa “hoxhallarëve” të Maqedonisë së Veriut në përhapjen e propagandës kundër presidentit hero të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, dhe në të mirë të kriminelit Vlladimir Putin! Rezultati i këtij angazhimi: BFI-ja është i vetmi Institucion fetar në RMV prej të cilës vazhdimisht kërkohet që ta dënojë invazionin rus në Ukrainë, kërkohet që ky Institucion që drejtohet nga “shqiptarët”, ta dënojë politikën kriminele të Putinit dhe të solidarizohet me të gjithë ata shtete që të paktën moralisht e mbështesin luftën e popullit ukrainas në mbrojtjen e shtetit të vet.
Pa dyshim, nuk janë nën llupën e ndërkombëtarëve këta hoxhallarë të influencuar nga lloj-lloj ideologjishë. Nën llupë është vetë Shaqir Fetai si dhe bashkësia “fetare” e tij!
Popullatës së vendit duhet t’i kujtohet momenti kur Shaqir Fetai në zyren e vet të uzurpuar priti një delegacion nga “Forumi i myslimanve të Evropës me seli në Bruksel” të cilin e drejtonte njëfarë Abdul-Vahid Niyazov! Ata që e kanë lexuar komentin e Radio Evropës së Lirë rreth kësaj vizite “misterioze”, sakaq do ta kompletojnë mozaikun i cili ka këtë rrëfim: dy-tre vite më herët, Putini ka planifikuar okupimin e Ukrainës si dhe zgjërimin e një lufte deri te Lufta e Tretë Botërore! Pa përfshirjen e komunitetit mysliman nuk do të përshpejtohej lufta e cila do ta nxirrte Putinin nga situata e palakmueshme ku do të futet. Shërbimet intelegjente ruse formojnë një “forum myslimanësh” në Bruksel, i cili, si synim të parë do të kishte rehabilitimin dhe ngritjen në “kult” të çeçenëve myslimanë pro-rusë. Pastaj, me një celulë të këtij “forumi” që do të themelohej në takimin e radhës në Lituani, do të “sensibilizoheshin” edhe komunitetet e vogla myslimane të Shteteve Balltike, të cilat, me pushtimin e Ukainës do të shërbejnë si kurth për ta futur në lojën e Putinit tërë NATO-n! Prej veglave domethënëse putiniane parashiheshin Abdul-Vahid Niyazov dhe Shaqir Fetai, ky agjent i UDB-së i regjur nën direktivat e oficerit serb Stanko Dragoviqit.
Po kush është ky farë Abdul-Vahid Niyazov, cili ishte synimi i tij dhe pse zgjodhi të zhvillojë propagandën pro-ruse pikërisht përmes Shaqir Feait dhe pikërisht në Tetovë?
Abdul-Vahid Niyazov, “drejtues i forumit mysliman pro-rus në Evropë”, Drejton po ashtu edhe Qendrën Kulturore Islamike të Moskës, një departament publik i këshillit zyrtar të myftiut rus dhe gjithashtu organ i lidhur me Kremlinin. Në Federatën Ruse, Niyazov konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe prej vitit 1999 e deri në vitin 2003, ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumën ruse. Te Shaqir Fetai vjen me direktiva moskovite, sepse rusët e dinë fort mirë afërsinë e Shaqir Fetait me partinë mylimane në pushtet (BDI-në)! Niyazov do t’ia dalë pikërisht përmes Shaqir Fetait të takohet dhe t’i inkriminojë në një lojë shumë të rrezikshme drejtues më të lartë të shtetit por edhe të pushtetit lokal. Ia del të marrë premtime se “projekti” i tij do të nisë të realizohet pikërisht në Tetovë, në qendrën e botës politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve myslimanë të Maqedonisë së Veriut. Këtij farë deputeti të Putinit shqiptarët e manipuluar nga Shaqir Fetai do t’i premtohet që një parku në qendër të qytetit t’i vihet emri i “liderit çeçen” të sajuar nga Putini, Ahmad Kadyrov, të cilit pushteti vendor i Tetovës do t’ia ngrisë edhe një përmendore në “parkun e miqësisë ruso-shqiptare”! Shqiptarët dhe tërë bota e dinë që lideri historik i Çeçenisë është Gjeneral Dudayev, i cili, në mënyrë më kriminale u vra nga rusët, u shtyp ideali i këtij populli dhe, që nga atëherë, këta myslimanë drejtohen nga pseudo-çeçenë nën hyqmin e elementeve të Putinit. Natyrisht, pas vrasjes së Ahmed Kadirovit, në krye të Çeçenisë do të vihet djali i tij, Ramazan Kadirov, për momentin i vetmi aleat besnik i Putinit, madje që është futur me “çetën” e vet prej “çeçenëve myslimanë” të synetosur nga Vlladimir Putin, në territorin e Ukrainës duke mbjellë terror e frikë mbi popullatën ukrainase!
Pra, takimi dhe miqësimi i Shaqir Fetait me Vahid Niyazovin si dhe dhënia e karakterit shtetëror kësaj vizite, Fetait i shërben që ta dëshmonte besnikërinë dhe sinqeritetin e tij në lidhje permanente me linjën serbo-ruse. Niyazov lojalist besnik i Putinin, ndërsa Shaqir Fetai angazhohet që “liderit çeçen”, Kadyrovit, t’i ngritet një përmendore në mes të Tetovës në shenjë të miqësisë dhe vëllazërisë “ruse-shqiptare”!
Tërë kjo lojë është edhe një fakt për ta kuptuar të vërtetën se, Shaqir Fetai, nuk është njeri që çon ujë në mullirin kombëtar e as partiak, por, është si një jaz i devijuar që e çon ujin në mullirin ruso-serb. Shaqir Fetai nuk mbanë llogari as për autoritetin dhe personalitetin e Kryetarit të parë shqiptar të Parlamentit të RMV-së, as të ish-kryetares së Tetovës, si një femër e parë drejtuese të një komune shqiptare, por as për personalitetin e vetë BFI-së si Institucion fetar islam.
Shaqir Fetai deri më sot, nuk i ka kërkuar falje publike as Kuvendit të Maqedonisë, as Komunës së Tetovës, as bashkëpunëtorëve të vet dhe askujt që e ka futur në llucën e përgatitur nga guzhinat ruse. Sillet me një nonshalancë të një njeriu mermer të ftohtë!
Kjo është arsyeja se pse përfaqësues të BE-së dhe të ambasadave të ndryshme në vend i kërkojnë Shaqir Fetait që ta dënojë invazionion rus mbi Ukrainë. Kjo kërkesë nuk i shtrohet asnjë bashkësie tjetër fetare, as grupeve religjioze, as liderëve të tyre që funksionojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kësisoj, të huajt, na bëjnë me dije se, BFI-ja, për herë të parë në historikun e vet drejtohet nga një “element” i gatuar nëpër guzhinat ruse! Mbase Rusia një ditë do të kërkojë që, në “parkun e miqësisë” aty ku janë dakorduar që t’i ngriten përmedore Ahmed Kadirovit, babait të Ramazan Kadirovit, t’i ngritet përmendore edhe Shaqir Fetait, të paktën, një pllakë përkujtimore!
Në protokolet e takimeve zyrtare të aranzhmuar nga Shaqir Fetai, është i regjistruar edhe ky premtim zyrtar i institucioneve shtetërore i nxjerrur nga Shaqir Fetai, në emër të miqësisë së ngushtë “shqiptaro-ruse”!
Ky është Shhaqr Fetai, vegla kodër pas bregu e Putinit. Ja pse Shaqir Fetai i kthen qytetarët edhe nga rruga në zyren e tij për t’u dhënë çaj, ja pse kot e kot niset për të takuar pa kurrfarë arsye e nijeti xhemat nëpër “botë”! Sepse, i duhet shtuar besimin Putinit se e ka diku në Maqedoninë e Veriut një “lider fetar” që e duan shumë dhe që ka influencë të madhe, gjithandej! Madje që e do dhe që e viziton shpesh edhe Naim Tërnava, kryemyftiu i BIK-ut! Të mos distancohesh sot publikisht nga një vegël e Putinit siç paska qenë Vahid Niyazov, të cilin e priti dhe e shëtiti nëpër zyret e instancave më të larta shtetërore, është baraz me kujdesin për mos t’i prishur raportet miqësore “në distancë” me Putinin!/BotaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Po të mos ishte Klani i Zajazit, BDI-ja!

Status nga rrjeti social facebook i El Cheka 1.Nuk do zhdukeshin dhe…

Ftesa e Shaqir Fetait: “Hajde shkojna n’Rusi”

Shaqir Fetai, brenda natës të gjithë kordinatorët i bëri “myfti”, ndonëse asnjëri…

Një miqësi e promovuar nga gazetaria

Nga: Daut Dauti / Turqia dhe Japonia janë ndër shtetet më mike…

MENDJA MBI POLITIKËN DHE POLITIKANËT OSE JO!?

Nga Zenun Fejzulla /      Sot tepër shumë në hapësirat balkanike flitet për…