Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i kishte marrë nga arma e zjarrit, në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” përballë varrezave të qytetit në Kaçanik, sot rreth orës 14:00.

Po ashtu, edhe një tjetër qytetar në atë vend ka mbetur i lënduar.

Këtë për Klan Kosovën e bëri të ditur zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”.

“Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë Veseli.

Tutje, ai ka shtuar se policia është  në vendin e ngjarje, po e heton zbardhjen e këtij rasti dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti i Sllovenisë të hënën për vizitë në Kosovë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të qëndrojë për vizitë të hënën…

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë…

Rusia merr vendimin EKSTREM / Shpall “non-grata” 8 zyrtarë të BE, midis tyre dhe presidenti i PE

Rusia ua ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në…

Filipçe: 7 persona në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e…

Merkel nuk pranon ofertën për punë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka refuzuar një ofertë pune nga Sekretari i…