Kah fundi i Konferencës ndërkombëtare islame, organizuar nga Këshilli Botëror i Bashkësive Islame me seli në Ebu Dhabi, Shaqir Fetai paska realizuar edhe një “takim” i cili e paska prekur shumë emocionalisht! Skuthi të preket? Tradhëtari? Hipokriti i paparashikueshëm?
Shaqir Fetai qenka fotografuar me Myftiun e Ukrainës, H. Ahmed ef. Temimin. Shaqir Fetai qenka tmerruar nga rrëfimet e tij mbi terrorizmin rus në Ukrainë!
Po a nuk pati Shaqir Fetai se me çka ta tmerrojë edhe ky efendi Temimin? Pse nuk i tregoi se si, më 7 korrik të vitit të kaluar, në përgatitje e sipër të Rusisë për ta okupuar Ukrainën dhe për t’i vrarë, përveç të tjerëve edhe nja dy milion myslimanë të këtij shteti, në kabinetin e tij pranoi ish-deputetin dhe anëtarin e partisë së Putinit, i cili, kishte dalur në mision për të gjetur aleatë të Putinit dhe të Ramazanvit. A nuk i tregoi Shaqir Fetai Myftiut të Ukainës se e ka përkrahur idenë e Abdul-Vahid Niyazov, që ta madhërojnë Ramazanovin e “çeçenëve” si dhe babain e tij duke i ngritur përmendore në mes të Tetovës, thjesht, për ta derdhur në bronz aleatin e vetëm të Putinit në kasaphanen e tij mbi ukrainezët dhe mbi myslimanët e efendi Temimit! Është dashur t’ia tregojë Shaqir Fetai dhe jo të ankohet pastaj se po e kundrojnë si skuth me sifatet e hipokritit të përkryer! Tradhëtari e ka të rëndë që të tradhëtojë vetëm një herë, se pastaj tradhëtinë e shndërron në profesion. Një herë tradhëtarë përjetë tradhëtarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tetovarët: Kryetarja na ka harruar! 5 autobusët nuk lëvizin sepse nuk ka shoferë, thotë Arifi

Ka muaj që lagjja 146 në Tetovë ka mungesë të ujit. Kryetarja…

Partitë politike në pushtet përplasen rreth Ligjit për Prokurorinë Publike (VIDEO)

Ligji për Prokurorinë Speciale Publike përp.las partnerët e pushtetit. Pas qëndrimit së…

Rusia dëbon 20 diplomatë çekë

Republika Çeke akuzon diplomatët rusë për shpërthimin e vitit 2014 Rusia ju…

Kurti: Thaçi po thotë me amerikanë e pa evropianë, unë them me të dyja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi ka qëndrim…

SHBA-ja po mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të…