Letër nga Shkupi

Shoqata e Shkrimtarëve Maqedonas në fund të çdo viti nda pesë (5) çmime: për prozë, poezi, kritikë –ese, për librin me të mirë për fëmijë dhe të rinj dhe një çmim për vepër të shkruar në gjuhët e nacionaliteteve (ku, natyrisht përfshihet edhe gjuha shqipe). Katër çmimet e para mbajnë emra të shkrimtarëve maqedonas, ndërkaq i fundit (për nacionalitetet) është emëruar si URA. Sipas ueb faqes së kësaj shoqate (https://dpm-pisateli.mk/), anëtarë të saj, pra të Shoqatës së Shkrimtarëve Maqedonas, figurojnë se janë edhe 10 shkrimtarë shqiptarë (në këtë numër nuk janë përfshirë shkrimtarët tashmë të ndjerë), kurse në organet drejtuese apo punuese nuk është asnjë anëtar shqiptar.
Fatkeqësisht, shkrimtarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kurrë nuk arritën të konsolidohen, edhe përkundër përpjekjeve të shumta që një shoqatë e tyre të jetë vërtet funksionale. Ka shumë arsye se pse kjo nuk ndodhi, por një nga to ishte edhe logjika e mëhallës dhe provincës, e cila përjashton unitetin. Kjo ka bërë që shkrimtarët shqiptarë të mos kenë një çmim tradicional për letërsi që do ta mbante, pse jo, edhe emrin e ndonjë shkrimtari të ndjerë, por që vërtet ka lënë gjurmë në historinë e letërsisë shqiptare, siç janë, bie fjala, Mehmedali Hoxha, Murat Isaku, Abdylazis Islami e ndonjë tjetër. Në fakt, në këtë drejtim, kuptohet se faji bie mbi vetë shqiptarët, të cilët janë mbyllur secili në provincën e vet dhe vështirë e kanë të dalin nga një “komoditet” i tillë. I vetmi ngushëllim për ata pak shkrimtarë (fatkeqësisht dominojnë pseudo-shkrimtarët) mbetet shpresa nëse eventualisht vjen ndonjë “mëshirë” nga Kosova apo Shqipëria, ndonëse gjasat janë minimale.
Kanë thënë se secili e shkruan fatin e vet, ndaj dhe fati për pasjen e një çmimi që do të ishte tradicional e që do t’i nderonte vit pas vitit ata pak shkrimtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, është i qartë…
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ishulli i krijuesve të rinj

Midis nesh “Zëri i Rinisë”, “Bota e Re”, “Fjala”, “Rilindja” (sidomos Rilindja…

Së shpejti del nga botimi “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”

Këto ditë, respektivisht, me rastin e njëvjetorit të uzurpimit politiko-partiak të Bashkësisë…

Politikat e gabueshme në kulturë

Letër nga Tetova Për dallim nga Shqipëria e Kosova, në Maqedoninë e…

Akademizmi humoristik

Në fokus Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si popull, de fakto, shtet-formues,…

Kalimthi

Bajram Selmani / Kalimthi Si nuk të pash, kur të ndjeva,isha kalimthi;takova…