Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi që do të kryejë detyra të ndryshme zbulimi dhe do të monitorojë mjedisin.

Për një gjë të tillë së paku citohet të ketë folur ai që vlerësohet si një ekspert ushtarak dhe historian rus Boris Yulin, raporton “Lenta.ru”, një portal rus që thuhet se është në pronësi të Sberbank që nga viti 2020.

Ndryshe, siç ka shkruar Al Jazeera më 20 korrik të këtij viti, diplomatët e Bashkimit Evropian në takimin në Bruksel kanë rënë dakord për një raund të ri sanksionesh kundër Moskës për luftën e saj në Ukrainë, duke përfshirë ndalimin e importit të arit nga Rusia dhe ngrirjen e aseteve të huadhënësit kryesor të vendit Sberbank.

Dhe shkrimit për bazën ushtarake ruse nga portali në fjalë i ka bërë jehonë edhe mediumi serb, Danas.rs.

Portali rus si dhe ai serb kanë kujtuar një deklaratë të ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, i cili ka folur për këtë duke thënë se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”.

Përveç kësaj, ka shtuar ai, “kjo është një çështje e vetë Rusisë”.

“Sa i përket qendrës së përbashkët humanitare, ajo ekziston dhe funksionon për reagim ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare”, është cituar të ketë thënë Bocan Harchenkon.

Ambasadori ka vlerësuar se Serbia është një vend mik (i Rusisë) dhe se Beogradi “thelbësisht kundërshton sanksionet anti-ruse”.

E eksperti ushtarak Yulin ka theksuar se nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të ketë krijimi i një baze ushtarake në Serbi.

“Fakti është se bazat ndodhen pranë zonave të armiqësive të mundshme. Por në Serbi, territorialisht, do të shkëputet plotësisht nga Rusia dhe do të rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO-s. Nuk është e qartë se si është e mundur të përqendrohen forcat dhe të sigurohet një bazë në këtë rast”, ka ngritur pyetjen Yulin.

Kështu, “i vetmi synim i mundshëm i krijimit të tij, për këtë ekspert ushtarak rus, është një ‘mision zbulimi dhe vëzhgimi i zonës përreth’, më saktë mbledhja e të dhënave të inteligjencës”.

Ai shton gjithashtu se “Bashkimi Evropian mund të fillojë ta perceptojë Serbinë si një burim të mundshëm kërcënimi në rast të një konflikti”, gjë që do të kishte pasoja jo shumë të këndshme për Beogradin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA: Rusia ka humbur 25% të fuqisë ushtarake

Rusia po sulmon qytetet dhe fshatrat përreth Ukrainës lindore e që të…

Një gazetar meksikan që mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë qëllohet për vdekje, para shtëpisë së tij

Një fotoreporter u qëllua për vdekje të hënën në qytetin e rrënuar…

Kurti: LDK-ja për zgjedhje e ka Vjosën, për qeverisje ata të vjetrit që ishin në koalicion me PDK-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar Lidhjen Demokratike të…

Vulin: “Serbia do të marrë armët më të fundit nga Rusia”

Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese,…

Gjithnjë e më pak të rinj në Gjermani

Asnjëherë nuk ka pasur kaq pak të rinj të moshës 15 deri…