Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimin në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Fillimisht ata janë takuar në ndaras me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për të vazhduar me takimin trepalësh.

Borrell, para takimit ka thënë të martën se është i vetëdijshëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë, mirëpo angazhimi i të dyja palëve është i domosdoshëm për popujt e dy vendeve.

Tutje ai u shpreh se gëzohet që takimi po zhvillohet në kohën e njëjtë kur Bashkimi Evropian takohet me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Kemi një momentum të ri dhe na duhet ta shfrytëzojmë atë”, ka thënë ai, duke thënë se kjo mundësi vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Është një rast në BE për diskutimet në Ballkanin Perëndimor dhe është me rëndësi për rajonin që ta shfrytëzojë këtë rast. Dhe ky është rast për tërë rajonin e jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, sepse këto raporte janë të rëndësishme për tërë rajonin. Për stabilitetin afatgjatë, përparimin ekonomik. Përpjekjet tjera pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë të rrezikuara”, u shpreh Borell.

E, Kurti ditë më parë ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës që më 15 qershor, nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër dhe se nuk do të jetë një takim i radhës i të njëjtit dialog.

“Do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Ky është dallim i madh konceptual”, ka thënë Kurti, duke shtuar se dialogut ende nuk i dihet agjenda.

Një ditë para takimit në Bruksel, zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë për Bashkimin Evropian ky nuk është dialog i ri, por vazhdim i dialogut.

“Në Kosovë tashmë kemi një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti. Presim angazhim maksimal nga ta. Ky nuk është një proces i ri, por vazhdim i dialogut që ka filluar në vitin 2011…Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të ecin drejt rrugës evropiane”, deklaroi Santo.

Stano theksoi se presin nga të dyja palët të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…