Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ky takim do të ndërmjetësohet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

Pak minuta më parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se pret që sot të dy liderët të jenë të hapur për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibil për të gjetur gjuhën e përbashkët”.

Kujtojmë se së fundmi janë ngritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës. Kjo pasi kryeministri Kurti ka paralajmëruar se do ta zbatojë masën e reciprocitetit sa i përket çështjes së targave dhe dokumenteve me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Guterres: Covid-19 po kërcënon paqen dhe sigurinë globale

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin…

Opozita e djathtë suedeze në prag të fitores

Demokratët suedezë kundër imigracionit mund të bëhen partia e dytë më e…

Gjermania propozon shtyrjen e tubimeve të mëdha

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u ka propozuar sot organizatorëve të ngjarjeve…

Pas shtatë orësh përfundon vizita e prindërve të Thaçit në Hagë

Pas afro shtatë orësh ka përfunduar vizita e Haxhi dhe Hyrë Thaçit…

Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë dy vende “si një lis me dy degë”

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që përkundër që sot po mbahet mbledhja…