Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në Bruksel nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi, i cili nisi pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Dy diplomatët perëndimorë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti: Qytetarët duan një shtet demokratik

“Demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin…

Zelensky: Sulmi i centralit bërthamor mund të shkaktonte shkatërrim të barabartë me “6 Çernobilë”

Presidenti i Ukrainës, Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të…

Ndodhi! “Oh Zot dëgjojeni zhurmën”/ Live-Jeff Bezos në hapësirë

Miliarderi Jeff Bezos u nis për në hapësirë të Martën, në fluturimin…

Pesë emisarët special për dialogun të premten në Prishtinë 

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i Bashkimit Evropian, këshilltarët…

Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Jemi duke i trajtuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këshilltarët e tij dhe…