Për shkak të ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjykimi për ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili akuzohet për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit” në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot nisi nga fillimi.

Ky proces për një periudhë të gjashtë ishte ndërprerë, pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup informoi se me rekomandimin e psikiatrit anulohen shumë seanca për rastin me Muhamed Zeqirit.

“Në Gjykatë është dorëzuar mendim i ri profesional i një personi profesionist – psikiatër, sipas së cilit për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikike të të akuzuarit, rekomandohet anulimi i gjykimeve në tre-katër javët e ardhshme”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Penale të publikuar para një muaji.
Prokuroria e akuzon Zeqirin se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa zbatuar furnizim publik, ka kontraktuar marrëveshje për shërbime konsulente me një kompani në vlerë të përgjithshme prej thuajse një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro nga 795.000 eurot e dakorduara paraprakisht.

Më 9 prill të vitit të kaluar Zeqirit i është caktuar masa e paraburgimit, që për shkaqe shëndetësore në qershor iu zëvendësua me arrest shtëpie.

Procesin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Katerina Kolareviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjenevë, fillon forumi i OBSH-së për koronavirusin

Në Gjenevë sot fillon forumin dyditor botëror i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,…

Mbi 50 mijë viktima në Turqi dhe Siri, dridhjet e tokës nuk kanë të ndalur

Dridhjet e tokës nuk kanë të ndalur në Turqi. Një tjetër tërmet…

Ukraina njofton shkatërrimin e raketave ruse në Krime

Një eksplodim në veri të Krimesë së aneksuar ka shkatërruar raketat ruse…

Rusët nuk do të mbrohen më nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell…

Kryeministri i Spanjës do të shkojë në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn 

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të udhëtojë për në Kiev në…