Brukseli po kërkon burime alternative për të shmangur Rusinë

Nigeria po përmirëson sigurinë e trasferimit të gazit të saj ndaj shteteve të BE-së duke planifikuar që të rihapë tubacionin Trans Niger gjatë muajit Gusht, gjë që do të çojë në më shumë eksporte të gazit në Evropë.

BE importon 14 për qind të furnizimeve të saj totale të gazit të lëngshëm nga Nigeria dhe ka potencialin ta dyfishojë atë sasi.

Prodhimi i naftës dhe gazit në Nigeri është kufizuar nga vjedhjet e tubacioneve dhe vandalizmi, duke lënë që terminali Bonny Island i prodhuesit të gazit të funksionojë deri tani me kapacitet vetëm 60%.

Vitin e kaluar, Nigeria eksportoi 23 miliardë metra kub gaz në BE, por shifra ka qenë në rënie gjatë viteve. Në vitin 2018, blloku bleu 36 miliardë metra kub LNG nga Nigeria.

Komisioni Evropian njoftoi vendet anëtare të BE se duhet të reduktojnë konsumin e gazit me 15% nga Gushti në Mars. Objektivi fillimisht do të jetë vullnetar, por do të bëhet i detyrueshëm nëse Komisioni shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Krahas Nigerise BE po sheh si burime alteranative furnizimi me gaz Azejbarxhanin, Venezuelën dhe Algjerinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë, këto janë detajet e fundit nga autoritetet

Autoritetet thonë se gjithçka është gati për të nisur të mbahet regjistrimi…

Varhelyi në Rinas: 145 mijë vaksinat Pfizer, dhuratë nga BE

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Rinas me komisionerin Oliver Varhelyi,…

Serbia vazhdon përkrahjen e agresionit rus në Ukrainë, Daçiq: Ata që kërkojnë t’i vendosim sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë

Serbia zyrtare vazhdon të përkrah agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Kryetari i…

Dhurata Hoxha dhe të tjerët sot dalin para gjykatës për korrupsion

Sot është caktuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane,…

Linjat ajrore anulojnë mbi 25 mijë fluturime të planifikuara në gusht

Linjat ajrore në të gjithë botën kanë anuluar më shumë se 25,000…