Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B. B., B. S. dhe Xh. K., shtetas të Kosovës, për shkak të veprës penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 par 1, të KPRK-së, lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi “Kontrabandim me migrantë”, nga neni 164, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit siguruan lëndën e parë për prodhim të dokumenteve të falsifikuara dhe krijuan laborator për prodhimin e këtyre dokumenteve, duke bërë falsifikimin e letërnjoftimeve, patentëshoferëve, pasaportave, etj., në këmbim të shumave të ndryshme të parave në aktivitetin e tyre kriminal.

“Të akuzuarit, në kohë të pacaktuar, deri më datën 23.04.2021, në Prishtinë, kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe kanë kryer veprën penale ‘Kontrabandim me migrantë’, duke vepruar në role të ndara, si anëtar të grupit kriminal, me ç’rast kanë siguruar persona në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, që kishin për qëllim migrimin nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe me qëllim që vetës t’i mundësojnë përfitime të kundërligjshme, kontrabanduan shtetas të Republikës së Kosovës që kanë dashur të migrojnë në vendet e ndryshme, si në Rumani, Itali, Francë, Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Spanjë, etj.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përveç kësaj, i akuzuari Xh. K., në periudhën kohore 2017 deri në shkurt 2022, nuk ka bërë deklarimin e të hyrave nga shitja dhe blerja, ka zhvilluar aktivitet ekonomik të kundërligjshëm, duke vepruar në kundërshtim me neni 63 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe procedurat (LLATP), duke krijuar të hyra, të cilat nuk i ka deklaruar si obligim tatimor, me ç’rast ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumën prej 28,517.51 euro (pa i llogaritur ndëshkimet administrative), me ç’rast ka kryer veprën penale “shmangie nga tatimi” nga neni 307 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nëse askush nuk siguron shumicën është e mundshme takim të liderëve

Nëse asnjë parti nuk formon shumicën nuk përjashtohet mundësia për mbajtjen e…

OBSH apel të rinjve: Nuk jeni të pathyeshëm ndaj Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për të…

Zelensky u bën thirrje njerëzve në të gjithë botën që të protestojnë kundër Rusisë më 24 mars

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje njerëzve në të…

Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur…

Kurti:Çdo iniciativë që synon të zëvendësojë integrimin në BE është devijim nga reformat demokratike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, foli sot para studentëve të…