U shfaq në një qosh të ekranit dhe pa u dëgjuar duke folur.

E krejt kjo zgjati vetëm pak sekonda.

Kështu, televizioni shtetëror ‘Rusia 24’ solli për pak çaste ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu. Por, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin, nuk dihet sakte se kur është mbajtur, ani se raportohet të jetë zhvillim i së enjtes.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie se Shoigu po kthehet në skenë, pas rreth 2 javësh mungese në publik, që nga mediet perëndimore është parë si mundësi që ai të jetë dënuar për invazionin e ngathët, që çoi në dështimin e pushtimit të qyteteve kryesore ukrainase si Kharkivi dhe Kievi, duke bërë që Rusia të futet në izolim ekonomik.

Dyshimet i ngriti edhe një paraqitje e tij në kanalin “Channel One” në Rusi, që u tha se ishte e datës 18 mars, por CNN reagoi duke pohuar se transmetimi ishte i 11 marsit.

Njëlloj, në publik po mungon edhe Valery Gerasimovi, shefi i stafit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse.

Por, Kremlini zyrtar ka mohuar të ketë të vërtetë diçka nga këto dyshime, veçse bëhet fjalë për agjendë të ngjeshur të ministrit në kohë lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një sulmues i armatosur i merr peng mbi 30 persona në Filipine

Një rojë sigurie, i cili ishte shkarkuar nga puna së voni, e…

A i ka hije një myslimani të tallet me kurbanët

Besimtarë të dashur! Të gjithë ju që keni therur kurban për hirë…

Regjistrohen 466 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.09.2020) janë regjistruar 466 kundërvajtje për mosmbajtjen…

Aleanca për Shqiptarët propozoi Elmi Aizirin për nënkryetar të kuvendit

Kuvendi ka nisur shqyrtimin e iniciativës për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit.…

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, paralajmëron presidenti i Lituanisë

“Dua të them me të vërtetë të gjitha mjetet nëse duam të…