Ngjarjet e fundit në Maqedoni, sidomos në sistemin e drejtësisë kanë marrë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kështu deklaroi ambasadori francez në Maqedoni Siril Bomgartner në një intervistë për REL. Ai tha se duhen vëzhguar me kujdes çdo rast sepse siç shtoi e gjithë kjo ngre dyshime, dhe në realitet BE ka nevoje sinjale të qarta, tha ai.
Ajo që është e vërtetë është se gjatë muajve të fundit ka pasur disa ngjarje që kanë shkaktuar vëmendje dhe kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh dhe e gjithë kjo është objekt i monitorimit nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga BE-ja për arsye që janë plotësisht legjitime.
Ajo që dua të them është se çdo situatë duhet parë veçmas, sepse nuk mendoj se të gjitha aferat që keni parasysh mund të jenë pjesë e korrupsionit. Besoj se ka tema që lidhen më ngushtë me çështjen e qeverisjes së mirë, çështje të tjera që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe duhen vëzhguar me kujdes çdo rast pas rasti dhe ajo që mund të krijojë problem është se e gjithë kjo ngre dyshime, dhe në realitet ne kemi nevoje sinjale të qarta, tha Siril Bomgartner , ambasadori francez në Maqedoni.