Policia e Kosovës nga sot do të nis së gjobituri të gjithë pronarët e makinave me targa ilegale.
Nisja e gjobave do të bëhet nga ora 08:00 më datë 22 nëntor 2022, sipas njoftimit të policisë.
Ndonëse për këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u thirrën në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga situata, nga takimi dolën pa ndonjë rezultat konkret.
Qeveria e Kosovës, mori vendim që nga 1 nëntori deri më 21 nëntor, pronarët e makinave që kanë targa ilegale vetëm do të qortohen nga policia, nga 22 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, nga 21 janari deri më 21 prill do të jetë koha kur të gjithë ata që kanë targa ilegale duhet t’i ndërrojnë me targa provuese