Arrestimi i ish krerëve më të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, ndryshoi thellësisht panoramën e zhvillimeve politike në Kosovë. Partia Demokratike shkoi në zgjedhjet e fundit parlamentare me një kryetar në detyrë, ndërsa tashmë do të drejtohet nga Memli Krasniqi. Në konventën e sotme ku morën pjesë 476 delegatë, vetëm 7 prej tyre votuan kundër kryetarit të ri, i pari që nuk ka marrë pjesë në luftë.

Në fjalën e tij, Krasniqi premtoi se partia do të rimëkëmbet duke i qëndruar besnike rrugës së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Ne nuk u ndalëm dhe nuk do të ndalemi asnjëherë, edhe pse nuk është aspak e lehtë të trasohet tutje rruga e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit. Një rrugë kjo që nisi kur ata ishin shumë të rinj në luftën për çlirimin e vendit, e të rinj në themelimin dhe udhëheqjen e partisë sonë për ndërtimin e shtetit”, u shpreh Krasniqi.

Duke iu referuar rezultatit të dobët, sidomos në zgjedhjet e fundit, kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për reflektim.

“Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate. Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë.”

Memli Krasniqi u bashkua në radhët e partisë Demokratike të Kosovës në vitin 2004, duke udhëhequr fillimisht Rininë Demokratike. Më tej u emërua Këshilltar Politik i kryeministrit dhe Zëdhënës i qeverisë ndërsa pas rizgjedhjes si deputet në vitin 2010, u emërua në krye të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve.

Në vitin 2017, Krasniqi u rikonfirmua sërish si deputet dhe prej atëherë, shërbeu si kryetar i grupit parlamentar të PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…