Disa nga furrat e bukës në Maqedoni të Veriut kanë bërë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund të blejnë bukë për 32 denarë.

Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind.

Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori.

Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me çmim prej 80 euro për megavat në orë, shkruan AlsatM

Kompanitë e përshëndesin masën si një fillim për të adresuar plotësisht problemin në industrinë e tyre. Ata gjithashtu besojnë se do të ketë efekt çmimi i rregulluar i energjisë elektrike, i kombinuar me masën për marzhe në shitje me pakicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ish-presidenti brazilian Bolsonaro përshëndetet me përkrahësit

Presidenti në largim i Brazilit, Jair Bolsonaro, është përshëndetur të premten me…

Gjykata Speciale tregon se seanca e radhës do të zhvillohet ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së

Dhomat e specializuara kanë treguar kush do të jetë pjesëmarrës si dhe…

Merkel: Nga 2008-ta Putin merret me pavarësinë e Kosovës

Ish-kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dhënë detaje për situatat e ndryshme…

Geer: Më pak përdorim të flamurit evropian në Kuvend, të shkurtohet debati

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se…

​Sveçla: Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale në veri

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së…