Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi këtë të enjte kanë vendosur heqjen e çertifikatës së vaksinimit anti Covid për hyrjen e qytetarëve në vend duke filluar nga 1 maji.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë përdorimi i çertifikatës së vaksinimit anti-Covid do të hiqet nga 1 Maji deri në muajin gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë që të ngelet në fuqi gjatë muajit maj, mbase mund të këtë ndryshim në muajt në vijim.

“Nuk e dimë kur do të hiqet maska, ajo do të mbahet në ambientet e mbyllura, sepse maska ​​është një masë e butë. Ajo që po themi është që të paktën për muajin maj të ketë maskë dhe prej andej e më tej, në bazë të imazhit shëndetësor të vendit, do të vendoset se çfarë do të ndodhë nga qershori”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Numër rekord avionësh kinezë fluturojnë në qiellin e Tajvanit

Tajvani ka urdhëruar Beijing që të ndalojë “aksionet e papërgjegjshme provokuese” pasi…

Borrell: Diplomacia, rruga e vetme për zgjidhje të krizës midis Ukrainës dhe Rusisë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e…

Paraburgim për një person nga Gostivari për shkak të pjesëmarrjes në ushtri të huaj

Prokuroria Themelore Publike njofton se 30 vjeçari nga Negotina e Gostivarit gjatë…

Gjykata ka refuzuar garancinë, Zekirit i zgjatet edhe për 30 ditë paraburgimi

Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zekiri sot ka marrë vendim edhe…

Komplekset e tradhëtarit

Shaqir Fetai, vetëm i urryer nga xhematet e vendit, mund të ikë…