Shqiptarët nesër do të ngrihen në protestë, përshkak të dënimeve të shqiptuara në rastin “Monstra”, por edhe për raste të tjera, në të cilat sipas organizatorëve, u janë bërë padrejtësi etnitetit shqiptarë. Bedri Ajdar, familjar i të akuzuarëve në rastin “Monstra”I bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në protestë dhe ti mbështesin, ai apeloi për protestë të qetë.

Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarëve të rastit “Monstra”

“Protetstat janë të paralajmëruara si protesta të qeta. Motivi i protestës është me ju dhënë mesazh institucioneve që janë relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut…Duke e ditur se si po zhvillohen ngjarjet në këtë vend, presim që të kemi përkrahjen e madhe të qytetarëve që do të na mbështesin apsolutisht për drejtësi, jo mbështetje për hatër apo për ndonjë beneficion tjetër. Kështu ju bëjë apel, i thërras të na mbështesin, sepse kjo është e vetmja rrugë që ne mund të kontribojmë dhe më tutje të kthjellen organet në këtë vend se nuk janë në funksion të së drejtës dhe nuk ajën në funksion të ligjeve aktuale që janë në vendin tonë”.

Protesta do të nis nga parku i Çairit dhe do të përfundojnë para gjykatës Penale, prej ku dhe organizatorët do t’I drejtohen opinionit.

Mbështetjen për protestën e nesërme kanë treguar edhe nga koalicioni Aleanca-Alternativa.

Gjykata Penale e Shkupit, më 23 shkurt e shpalli aktgjykimin, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovësashtu siç propozoi Prokuroria dhe i shpalli fajtorë 5 persona. I akuzuari i parë dhe i dytë, të cilët janë në arrati, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, bashkë me Agim Ismailloviqin, i akuzuari i tretë, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, i akuzuari i katërt Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg ,ndërkaq i akuzuari i pestë Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari i gjashtë Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

Mbrojtja ka paralajmëruar që pasi vendimi të bëhet i plotëfuqishëm, ato do ta ankimojnë të njejtin, në Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ramiz Merko infektohet me coronavirus

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko u shtrua në spital mbrëmë…

Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë…

Ndaloi makinën që rrezikoi jetën e qytetarëve në qendër të Tiranës, flet heroi i ditës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”. Teksa…

Fillon tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës

Telegrafi merr vesh se ka nisur tërheqja e automjeteve që ishin vendosur…

Remzi Mehmedi: Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën Shqiptare

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka deklaruar se Maqedonia e…