Kryeministri Zoran Zaev nesër pasdite në Kuvend do ta dorëzojë propozimin për rikonstruimin e Qeverisë dhe me atë rast do t’i kumtojë hollësitë rreth emrave dhe resorëve. Propozimi duhet të miratohet në mbledhje të Kuvendit javën e ardhshme.

Zaev paralajmëroi ndërrimin e 8 ministrave dhe mbi 20 drejtorëve. Nga LSDM nuk bëjnë të ditur emrat e ministrave të rinj, pasi që në këtë parti pritet të ndërrohen tre ministra: ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Transportit Goran Sugarevski dhe ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski. Në lojë është edhe ndërrimi i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë informatike, Damjan Mançevski, informon INA.

Në BDI ministër i ri në dikasterin e ekologjisë do të vjen Naser Nuredini nga Tetova, ndërsa Sadulla Duraku do të transferohet në Ministrinë e sapoformuar për Sistem Politik. Nga BDI do të ngelen ministrat e njejtë. Alternativa e Afrim Gashit ka propozuar për ministër të Kulturës, Hisni Ismailin. Ndërsa RDK pritet të ngelet pa ministrinë e Pushtetit Lokal, që udhëhiqet nga Suhejl Fazliu, e cila do ti takojë Partisë Liberal Demokrate. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…

Masakër në Kroaci/ Ekzekutohen 6 persona, autori vetëvritet pasi rrethohet nga policia

7 të vdekur në Kroaci. Ky është bilanci i një masakre të…

Filipçe shkarkon drejtorin e Gjinekologjisë së Çairit, Valon Belën

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë “Nena…

Pse nuk e keni luftu korrupsionin? Kjo është përgjigja Ramush Haradinajt për qytetarin në rrugët e Prishtinës

Në emisionin Pressing të Televizionit 7 janë të ftuar kryetari i AAK’së,…

Pendarovski: Rruga nga Pavarësia nuk është e lehtë, kërkon politikanë që e ndjekin interesin e qytetarëve

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në telegram urimin e dërguar për Ditën…