Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën që përdori si “armë” furnizimet ushqimore, derisa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur të arrijnë në tregun global.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ulen në fillim të ceremonisë së nënshkrimit për transportin e sigurt të drithërave dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase, Stamboll, Turqi, 22 korrik.

Rreth 20 milionë ton të drithërave po mbahen në Ukrainë, derisa të korrat e verës janë duke u zhvilluar.

Marrëveshja do të përfshijë tre porte ukrainase, duke përfshirë Odesën, marrëveshja do të përfshijë një Qendër të Përbashkët Koordinuese të krijuar në Stamboll dhe u dakorduan korridore të sigurta për transportin tregtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria australiane u kërkon punëtorëve të huaj të largohen nga vendi

Punëtorët e huaj në Australi, të cilët e kanë humbur vendin e…

Shkon në 9 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

Alsat jozyrtarisht mëson se si pasojë e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve…

HISTORIKE: DISTRIA KRASNIQI RRËMBEN TË ARTËN NË TOKYO

Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo…

Rusët po ikin nga Krimeja pasi Ukrainasit shkatërruan 9 aeroplanë dhe vranë “60 pilotë” në Krime

Pas disa shpërthimeve që kanë dridhur bazën ushtarake ruse në Saki në…

Therrja e katër personave në Pejë, policia arreston dy të dyshuar

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale…