Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme. Marrëveshja e cila u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundmi lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se është koha për të sanksionuar Serbinë.

“Kandidati kryesor për t’u anëtarësuar në BE” Serbia sapo nënshkroi një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me MPJ-në e Rusisë. Për lajme që kërcënojnë sigurinë në rajon dhe më gjerë! Koha për të sanksionuar Serbinë!”, ka shkruar Mehaj.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila e ka quajtur skandal të rëndë, duke thënë se ky është një sinjal se Bashkimi Evropian duhet të ngrijë bisedimet me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë”, ka shkruar Cramon në një postim në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulmohet Albin Kurti

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e…

BE-ja iu kërkon vendeve anëtare të ulin përdorimin e gazit rus

Komisioni Evropian iu ka kërkuar vendeve në të gjithë bllokun që të…

Ja kur do të fillon fushata e zgjedhjeve presidenciale

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen…

Dokumentari i BBC-së zbulon operacionet e fshehta të mercenarëve të paguar rusë në Libi

Një hulumtim i BBC-së ka zbuluar operacionet e fshehta të mercenarëve rusë…

Kurti e prezanton strategjinë e sigurisë: Synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka prezantuar para deputetëve në Parlamentin…