Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes së Ligjit për Shtetësi nga institucionet shtetërore duke krijuar pengesa të panevojshme për dhënien e shtetësisë, shkruan gazeta LAJM.

“Kisha rastin të lexoj për familjen Dalipi nga Kumanova, i cili është nga Maqedonia e Veriut dhe bashkëshorten e ka nga Kosova që është nënë e dy fëmijëve dhe nuk i jepet nënshtetësi me arsyetimin se qenka e rrezikshme për shtetin. Nuk e di ku ka një shtet ku nëna e dy fëmijëve mund jetë e rrezikshme për shtetin ku ajo jeton. Prandaj unë edhe një herë apeloj që shteti duhet t’i respektojë këto gjëra, dhe këtu i drejtohem Agjencisë për Siguri Nacionale që mos të bëjë kategorizime të tilla të panevojshme që e rëndon punën e marrjes së nënshtetësisë të njerëzve që këtu jetojnë gjatë”, tha Tateshi.

Një ditë më parë u raportua se Islam Dalipi nga Kumanova dhe dy fëmijët e tij posedojnë nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, por bashkëshortja e tij, tash 10 vite nuk mund të sigurojë shtetësinë, përkundër miratimit të ligjit që parasheh lehtësimin e procedurave. Atë institucionet e konsiderojnë si të rrezikshme për shtetin.

Situata të ngjashme si ajo e familjes Dalipi nga Kumanova flitet të kenë edhe 8 mijë persona të tjerë. Këtë situatë e alarmoi edhe kreu i ASH-së Ziadin Sela, partia e të cilit inicioi ndryshimet në ligjin e shtetësisë. Sela tha se pengesat po bëhen nga ana e MPB-së.

“Informacionet e mia sot flasin që janë 8 000 shtetësi të bllokuara përsëri nga momenti që ne e kemi sjellë Ligjin për shtetësi dhe që presin zyrave të MPB-së dhe po bllokohen që ti marrin shtetësitë. ASH nuk e le me kaq. Ne do të angazhojmë avokat e do ti dalim në ndihmë qytetarëve”, ishte shprehur Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët./LajmTv

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia ndërhyn në KZAZ nr. 47 Elbasan, prania e madhe e njerëzve shqetëson numëruesit

KZAZ nr. 47 në Elbasan ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën…

Qeveria me pako të dytë të masave për qytetarët dhe kompanitë për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19

Mbështetje financiare për ndërmarrjet nga sektori privat për pagesën e pagave për…

Jehona e ndryshimit po vjen

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka përshëndetur arritjen e…

Vazhdon të rritet numri i ushtarëve të vrarë rusë – Ukraina publikon të dhënat rreth humbjeve të shkaktuara Putinit

Siç ka ndodhur edhe ditëve më parë, Ukraina ka publikuar edhe të…

Kërkohen hetime ndaj ish-ministrit shqiptar në Maqedoni, Antikorrupsioni thirrje Policisë financiare

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dje në seancë i propozoi…